Durrës, nis viti i ri shkollor, mësimi me dy dhe tre turne

    380
    Sigal

    Viti i Ri Arsimor nis sërish në Durrës me probleme të vjetra, dhe të trashëguara. Në pjesën më të madhe të shkollave nëntëvjeçare të mesme mësimi do zhvillohet me dy turne, ku nuk mungojnë edhe shkolla me tre turne, si pasojë e mbingarkesës së shkolla. Shkollat e arsimit  bazë e të mesëm në rrethin e Durrësit kanë  çelur dyert për 32 mijë e 500 nxënës  të arsimit parauniversitar, të cilët kanë nisur vitin e ri shkollor. Drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit në Durrës, Filip Gjonçi sqaron se  nga ana e institucionit që ai drejton janë marrë të gjitha masat që procesi arsimor të zhvillohet normalisht për të mos pasur mangësi në plotësimin e nevojave të nxënësve me libra dhe mjete të tjera ndihmëse  për zhvillimin e orëve të mësimit  Edhe pse në funksion të nxënësve këtë viti  janë hapur  2 shkolla të reja ajo e Plazhit dhe ish-Kënetës, ndërsa në përfundim e sipër janë dhe dy shkolla të tjera në rrethin e Durrësit, mësimi në  shkolla do të zhvillohet me dy turne. Por në shkollën e Kënetës mësimi do të bëhet me tre turne. E vetmja mundësi është të hapim mësimin me kohë të pjesshme, të shtunë dhe të diel, për shkak të fluksit të madh të regjistrimeve dhe mungesës së ambienteve deklarojnë  drejtuesit e drejtorisë Arsimore rajonale. Viti i Ri Arsimor në të 8 Shkollat e mesme dhe profesionale në qytetin e Durrësit ka si problematikë të theksuar mbingarkesën në klasa .

    Shkolla nëntë vjeçare  në Kënetë të tre turne

    Pas më shumë se 25 vjetësh ndërtohet shkolla e parë për sistemin e arsimit të mesëm në Durrës, shkollë e cila pritet të përfundojë në muajin tetor, ka një kapacitet prej 1100 nxënësish  në zonën e ish kënetës.  Frrok Lleshi drejtor i shkollës së mesme, deklaroi   se e vetmja zgjidhje është nisja e vitit të ri shkollor me tre turne në shkollën ekzistuese nëntë vjeçare, deri në përfundimin e punimeve të shkollës së mesme. “Ne si drejtori shkolle i kemi parë gjërat me objektivitet.  Janë marrë masat që edhe me nxënësit edhe me komunitetin të vijojnë regjistrimet, për shkollën e mesme, për vetë faktin se ka dyndje të madhe të regjistrimeve për arsimin e mesëm në qytetin e Durrësit. Mundësia është që në ditët e para të punohet me tre turne  deri në përfundim të objektit të ri. Nxënësit e viteve të para do të nisin shkollën tek shkolla ekzistuese dhe do të përgatitet kalimi në godinën e re, në muajin tetor, kur të përfundojnë punimet.   Në Durrës problem kryesor për drejtuesit e Arsimit janë 4  shkollat   e mesme, në të cilat numri i nxënësve është shumë më i lartë se kapaciteti i godinave. Në 4 gjimnazet e Durrësit, të ndërtuar në periudhën e sistemit  komunist,   është e domosdoshme të bëhen ose shtesa kati ose godina të reja.