Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fllakë- Qerret në qytetin e Durrësit, aty ku një makinë ka shtypur për vdekje një të moshuar të moshës 82 vjeçare.

I moshuari po lëvizte në këmbë në momentin kur është goditur për vdekje nga një makinë e tipit Benz, e drejtuar nga 51 vjeçari me inicialet L.B. Policia e ka bërë njoftimin këtë të mërkurë, ndërsa aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme.

NJOFTIMI

Më datë 07. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 51, banues në fshatin Qerret, pasi në rrugën Fllakë – Qerret, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin (këmbësor) H. H., vjeç 82, banues në Katundi i Ri, i cili ndëroi jetë në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.