Durrës, ALUIZNI jep legalizime falas për invalidët, edhe trualli falas

    466
    Sigal

    DURRES – ALUIZNI ka shpërndarë legalizimet falas për kategorinë e invalidëve në qytetin e Durrësit. Pas ndryshimeve që iu bë ligjit kryefamiljarët invalid përfitojnë falas edhe parcelën mbi të cilën kanë ndërtuar pasi është shteti ai që merr përsipër pagesën.
     
    Drejtori i Përgjithshëm i ALUZNIT Artan Lame dhe ai i degës së Durrësit Flamur Gjuzi kanë shkuar në shtëpitë e kryefamiljarëve përfitues duke u dorëzuar lejet e shtëpive. 

    Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNIT Artan Lame theksoi se ky është një proces që shumë qytetarë nuk e besojnë, por këtë kryefamiljarë kanë nga 20 vjet që presin ndihmën e shtetit. 

    Lame shprehet se shteti merr përsipër të gjitha pagesat përfshi edhe vlerën e parcelës së tokës për këtë kategori të popullatës. 

    Drejtori i degës së ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi tha se në këtë qytet janë evidentuar 10 deri 15 raste të tilla, por gjatë procesit të legalizimeve mund të ndeshemi edhe me raste të tjera. Sipas tij kryefamiljari që sapo mori lejen e legalizimit përfitoi edhe vlerën e parcelës së tokës që ishte 420 m2. 

    Në Qarkun e Durrësit tashmë numri i familjarëve që kanë legalizuar banesat ka kaluar shifrën 3 mijë.