Duro Mustafai/ Një udhëtim drejt Sazanit mistik dhe ëndrra për ishullin turistik

    455
    Sigal

     Në Sazan  jetohej si në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku nuk mungonin shtëpitë e ndërtuara posaçërisht për ushtarakët

    Njeriu me të cilin bisedonim, ushtaraku   i forcave të armatosura detare, Thanas Janushaj, për 17 vjet rresht shërbeu në ishullin e Sazanit,. Ai, ish oficeri  nga Vranishti i Vlorës, një burrë i shtruar e njeri modest, sapo ish kthyer nga një udhëtim turistik në ishull dhe kishte gjëra interesante për të treguar, pa fshehur të vërtetat, se brenda atyre “gjërave interesante” kishin lëshuar rrënjë dhimbja  e trishtimi… Po në fillim do të më thoshte se  “Sazani nuk është më Sazan,  siç ishte para 24 vjetëve, por nuk është as ashtu siç duhet të jetë në ditët tona…”  Para 24 vjetëve e përtej tyre, Sazani ishte një qytezë mijëra banorësh..Kishte shkolle 8 vjeçare, kopshte e çerdhe fëmijësh, terrene sportive, një bibliotekë e një kinema. Po kishte edhe një sallë të madhe mbledhjesh  prej 400-500 vendesh, me lokale tregtare, furrë buke, rrobaqepësi etj..Kjo i pat bërë përshtypje edhe shkrimtarit Bedri Dedja, që e quajti Sazanin “Qyteti në det”.Aty nga viti 1963, Bedriu, ish profesori im i letërsisë, një njeri që të bënte ta admiroje. Ndodhej në Vlorë, gjatë muajit tetor që ishte edhe muaji i takimeve të shkrimtarëve dhe artisteve me lexuesit, në kuadrin e “Muajit të letërsisë dhe të  arteve”.  Dëshira e tij ishte të vizitonte Sazanin, që gjerë atëherë, e kish  parë vetëm në hartë, “Le të bëjmë një takim me lexuesit e librave në Sazan, se edhe atje ka miq të letërsisë, edhe midis ushtarakëve”, më tha..Por kjo ishte e vështirë, se duhej leje e posaçme nga  komandant i Flotës Luftarake Detare. Dhe Komandant, për fshat, ish admirali Abdi Mati, një njeri i rrallë edhe si dashamirës i letërsisë që qe, e mirëpriti propozimin. Nga Vlora në Sazan udhëtuam me një anije ushtarake. Takimi u bë në një sallë kinemaje, ku, veç ushtarëve e oficerëve ishin pjesëmarrës edhe gra, vajza e të rinj,, banorë të ishullit. Mbaj mënd se pas largimit nga  Sazani  e takimit me banorët e tij, Bedri Dedja do të fliste shpesh me gëzim edhe në Vlorë,  edhe në Tiranë, për atë vizitën mbresëlënëse. Në ato vite Sazani për vlonjatët mbetej një ishull i vetmuar, që e shikonin nga bregdeti vetëm me sy, por nuk e preknin me dorë..Se ishte bazë ushtarake, madje një nga më të mbrojturat e detit Mesdhe..

      Në ishullin e Sazanit prej vitesh ka rënë heshtja…

    Dhe shpresa  për ta parë Sazanin do të rilindte pas viteve 9O-të. Këtë do ta bënte ish oficeri , Thanas Janushaj, që me 24 shokë të tij do të merrnin së fundmi udhëtimin drejt Sazanit, por u larguan prej andej, siç thonë, me zëmër të coptuar. Sepse Sazani ishte edhe shtëpia e tyre, por edhe familja.. . “Atje në ishull, unë krijova familjen, një familje të lumtur e të gëzuar. Dhe, shumë prej nesh u martuan e lindën fëmijë aty. Në Sazan më lindën tre fëmijë. Më 1975 lindi Albana, më 1979 Enkeleda dhe më 1983 Gentiani. Për ta një kujdes të posaçëm pati gruaja ime Zana, e cila vetë punonte në rrobaqepësi, por gjente kohë të  kujdesej edhe për fëmijët që vazhdonin shkollën 8-vjeçare. Dhe sot që ata janë të rritur e të martuar veten e quajnë sazanas. Më duhet të them që  Sazani në ato vite, arriti të bëhej një qytezë me 15O familje e mijëra banorë. Në Sazan  jetohej si në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku nuk mungonin shtëpitë e ndërtuara posaçërisht për ushtarakët e familjet e tyre. Në ato vite Sazani gumëzhinte, tani, këtu ka rënë heshtja. Është si një ëndërr që tretet në ujë, si ajo deveja e fjetur në shkretëtirë prej afro një çerek shekulli. Dhe kjo të trishton. Ndaj ish oficeri, që nuk e radhit veten midis poetëve, i mbytur nga trishtimi e revolta e indiferentizmit të pushtetarëve, ka shkruar edhe këto vargje ..

    “Sazani   në mes  të detit

                                                Është   një mrekulli

    “mos e  bëni  copë e  çikë

    sikur  s’ka njeri”

                                                                 vini  dorën e  ndërtoni

                                                       se  s’u shan  njeri”

     .Th. Janushaj, me ish ushtarakët drejt Sazanit

     Dhe ka të drejtë ish oficeri, sepse Sazanin e shkretuar e pa njeri, sot e përfytyron ai, dhe jo vetëm ai, si një ishull turistik, një perlë të Mesdheut. Vlonjatët e kanë afër Sazanin, e shohin me sy nga bregdeti. Me një jaht, nga ata modernit e ditëve tona, nisesh herët nga Vlora e kafen e mëngjesit e pi në Sazan, ndërsa drekën e ha në Bari a Brindisi. Dhe, po deshe, brenda ditës kthehesh në Vlorë. Dhe ëndrra vazhdon. Shtëpitë e dikurshme të shkatërruara, mund tua lënë vendin hoteleve luksoze, e lokaleve të argëtimit. Dhe të gjitha këto, bashkë me bar-bufet e restorantet, mund të mbusheshin me turistë të huaj e vendas. Është i gëzueshëm fakti, që tani së fundmit,Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, vizitoi ishullin e Sazanit, më i gëzueshëm është premtimi se qeveria ka menduar për Sazanin turistik. Por, duhet nxituar që “me të thënë e me të bërë, të mos e ndajë një det i tërë.. Natyrisht që duhen bërë investime, e duhen shumë para. Po  në se është për ishullin turistik, duhen menduar edhe rrugët drejt parave, ndoshta me koncesion, ndoshta me kredi të huaja., ndoshta. Një qeveri me morinë e specialistëve pranë, di më shumë se shumë nga zgjedhësit e saj. Dëshira e të gjithëve është, që edhe ne të kemi një ishull, siç ka bota dhe siç kanë fqinjët tanë .Dhe ishujt e tillë, kur administrohen siç duhet, burojnë floririn që na mungon…….

    …..PAK HISTORI

    Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.

    Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare

    7O VITE MË PARË

    Siç dihet, edhe pas luftës së Vlorës (192O), ishulli i Sazanit mbeti nën pushtimin italian e më pas, gjer në çlirimin e Shqipërisë, ra  në duar të nazistëve  gjermanë. Sipas arkivave diplomatike    britanike, në një raport të 25 gushtit 1944 mbi gjendjen në Shqipëri, ishin bërë plane që “Sazani do të kapet nga aleatët menjëherë para se shqiptarët ta sulmojnë dhe do të mbahet derisa të zgjidhet çështja në Konferencën e Paqes”. Por Enver Hoxha, i informuar nga amerikani me origjinë shqiptare Tom Stefan, me t’u çliruar Vlora, më 15 tetor 1944, dha urdhër të kapej Sazani.  Kjo ndodhi në natën e 20-21 tetorit, kur një komando partizane prej 9 vetash (ndërmjet tyre edhe dy vajza partizane vlonjate, Niqi Derri e Donika Çakërri , që u nisën me anije nga bregdeti i Vlorës -shënimi është i imi D. M. ),kapi rob garnizonin gjerman, që nuk bëri fare rezistencë. Dhe, sipas Xhejkobsit, “si amerikanët ashtu dhe britanikët, mes tyre Brigadieri Hoxhson, e kanë ditur që në nëntor [1944] se trupat partizane kishin pushtuar ishullin”.

     Ky ishte edhe shkaku të merrte rrugën drejt ishullit të ëndrrave të tij të bukura të rinisë.  Kish qenë atje në një moshë të re ….. Ish martuar e lindur fëmijë aty, njeri quhet….. dhe tjetri…

     Kisha  ëndërruar prej kohësh të  vizitoja ishullin e Sazanit. U bënë më shumë se 24 vite që jemi larguar prej tij. Atëherë ishim të rinj, pjesëtarë të forcave ushtarake detare me detyrën që të mbronim ishullin, e me të edhe brigjet e Vlorës dhe Shqipërinë, për të cilën thuhej se rrezikohej nga armiq të shumtë. Po ishin shumë arsye që na detyronin të riktheheshim një ditë atje, tek ajo fortesa në  ujërat e Adriatikut e Mesdheut, që e konsideronim edhe si shtëpinë tonë. E për të ruanim kujtime, që kur i sjellim ndërmend, na emocionojnë…

    Shumë prej nesh, si ushtarak, punuan e jetuam në Sazan për një kohë të gjatë  prej 10- 15 dhe 2O vjetësh. Një nga ata ishte edhe autori i këtij shkrimi, që ka shërbyer 15 vjet atje, në ishullin mes detit, si N/oficer. Po kishte edhe të tjerë vranishtiotë, si Meto Metaj e Mersin Canodemaj,me detyrën e oficerit që për punën e tyre çmoheshin e nderoheshin. Dhe,  shumë prej nesh  u martuan e lindën fëmijë aty. Në Sazan më lindën tre fëmijë. Më 1975 lindi Albana, më 1979 Enkeleda dhe më 1983 Gentiani Për ta një kujdes të posaçëm pati gruaja ime Zana, e cila vetë punonte në rrobaqepësi, por gjente kohë të  kujdesesh edhe për fëmijët që vazhdonin shkollën 8-vjeçare. Dhe sot që ata janë të rritur e të martuar veten e quajnë Sazanas. Më duhet të them që  Sazani në ato vite, arriti të bëhej një qytezë me 150 familje me disa mijëra banorë. Në Sazan  jetohej si në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku nuk mungonin shtëpitë e ndërtuara posaçërisht për ushtarakët e familjet e tyre, ku kishte çerdhe e kopshte  fëmijësh. Me qendra tregtare të ushqimit etj. Po kishte edhe të gjitha shërbimet mjekësore, se nuk mungonin që nga infermierët, mjekët patologë, gjinekologë, dentistë e tjerë. Dhe shpesh bënin vizita edhe mjekë të dërguar nga Spitali ushtarak i Tiranës… Madje edhe për dëfrimin, edukimin e çlodhjen e kulturuar ishin objektet e nevojshme social kulturore e sportive, si Kinemaja, Shtëpia e Kulturës,biblioteka, fusha  e sportit etj. Dhe ajo që të ngrohte zëmrat ishte se familjarët e oficerëve, e në radhë të parë vajzat e tyre, ishin  të punësuara, dikush në furrat e bukës, të tjerë te dyqanet ushqimorë etj. I  përmenda të gjitha këto për të kujtuar se shteti, aso kohe investonte shumë për mirëjetesën e banorëve edhe brenda një ishulli të izoluar siç ishte Sazani. Po i përmenda këto fakte për të treguar edhe se ku ishte dhe ku është Sazani sot. Për këtë qëllim, ne nja 25 ish ushtarakësh  që  shërbyem në Sazan para viteve 90,  u nisëm nga Vlora me një anije, si të ishim turistë… Dhe, të mbuluar me detin e emocioneve, mbërritëm në Sazanin tonë..Gjatë rrugës kujtuam edhe ish ushtarakët vranishtiotë, punën e tyre dhe ku jetojnë sot, disa në Tiranë, të tjerë në Vlorë, Vranisht e tj, si Meto Mersini, Sadik Janushaj, Myrdar Hasani,Thanas Janushaj, Lutfi Habili, Pajtim Alikaj  e shumë të tjerë. Po nuk  harruam të kujtonim edhe pamjen e bukur të Sazanit në ato vite..Dhe si e gjetëm ? Sapo shkelëm në ishull, zëmra na u copëtua. Me të mbërritur  në molin e Sazanit menjëherë na ranë në sy  prishja e moli , ndërtesat  të gjitha në përgjithësi ishin shkatërruar, si komanda , spitali , furra , depot dhe të gjitha repartet , shtëpitë e   banimit , vendi ishte kthyer në një gjendje katastrofike, çdo gjë ishte e degraduar, e braktisur e shkatërruar. Banorët, që dikur gjallëronin  ishullin e kishin braktisur atë. Kudo frynte era e shkretëtirës.. U ngashëryem, na vinte të qanim, të shfrynim për gjëmën që kish ndodhur. Po kujt ti ankoheshim ? Ti ankoheshim detit që atë ditë korriku, çuditërisht me valët e tij, puthte i qetë brigjet e ishullit ? U larguam  nga Ishulli i Sazanit me zemër  të copëtuar sepse  të150 familjet  që punuam dhe banuam aty,  rritëm  fëmijë dhe  i edukuam  e  arsimuam  dhe  sot janë  të  gatshëm të shkojnë për ta rindërtuar. Sazani  është shtëpia jonë e rrënuar që dikush duhet të vërë dorë për ta ndërtuar. Kemi dëgjuar për vite me radhë se ai do të bëhet një qendër e rëndësishme turistike për gjithë Mesdheun. Është një ide e  rëndësishme, e mirëpritur kjo. Por kur do nisi puna ? Shqiptarët po presin. Le të besojmë e shpresojmë…

     U larguam nga Sazani nën kujtimin e vargut të  këngës « Sazan e Karaburun, janë vatanet e mia »

    Pastaj, instinktivisht, edhe unë do të vargëzoja…

    Sazani   në mes  të detit

     Është   një mrekulli

    “mos e  bëni  copë e  çikë

    sikur  s’ka njeri”

    vini  dorën e  ndërtoni

    se  s’u shan njeri .