Dule: Militantët e PD e PS paguhen nga taksapaguesit si komisionerë

489
TIRANE – Vangjel Dule kreu i PBDNJ në një deklaratë për mediat ka ngritur sot akuzat se militantët e dy partive të mëdha po paguhen për dy muaj rresht si përfaqësues të komisioneve zgjedhore.
Sipas tij ashtu sikurse ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme janë rreth 250 militantë nga dy prej partive kryesore të cilët po paguhen si komisionere.
“2 partitë e mëdha në momentet që flasim po vijojnë betejën elektorale me 225 militantët më të flaktë në përbërjen e komisioneve. Së dyti këta militantë paguhen për një periudhë 2 mujore nga paratë e taksapaguesve që të punojnë për partitë duke shkelur barazitë në gjegje. Pra këta militantë do të paguhen rregullisht me paratë e taksapaguesve dhe formalisht do quhen anëtar të komisionit ndërkohë që janë militantët më të besuar që e kanë provuar këtë gjë në zgjedhjet e kaluara,” – tha Dule.
Ndërkohë referuar koalicionit të mundshëm me PS Dule tha se aktualisht PBDNJ është në komunikim me këtë forcë partiake por edhe me forca të tjera por ende nuk ka një marrëveshje. “Po përgatitemi që të jemi të pranishëm në të gjitha bashkitë në nivelin e këshillave bashkiakë, jemi në komunikim politik por jo në negociata me PS dhe me forca të tjera do kemi konvergim qëndrimesh kandidaturash në disa bashki atëherë do të kemi një marrëveshje përkundrazi do jemi të vetëm në zgjedhje,” – tha Dule. 
Sigal