Duka: Trukimi i ndeshjeve fenomen i pazhdukur. Kombëtarja të zgjohet nga dehja e suksesit në ‘Euro2016’

487
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, Presidenti Armand Duka ka folur në lidhje me fenomenin e trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar.

Ai tha se edhe pse numri i ndeshjeve të dyshuara si të trukuara është ulur ndjeshëm, fenomeni nuk është zhdukur ende.

Duka gjithashtu kritikoi sjelljen e disa grupe tifozësh në shkallët e stadiumit, sipas të cilit në disa raste e kanë kaluar limitin. Kreu i FSHF-së u shpreh se ka një përmirësim të dukshëm të kampionatit shqiptar.

“Superliga është rritur. Ne tashmë kemi 3 skuadra që janë në garë për titullin kampion. Gjithashtu dua të theksoj se nuk duhet të merreni shumë me arbitrat, pasi shpesh gabimet e tyre zmadhohen në mënyrë artificiale,” tha ai.

Armand Duka i bëri thirrje edhe kombëtares shqiptare të futbollit që të zgjohet pas dehjes së suksesit në Euro 2016 pasi festa ka mbaruar.
Sigal