“Dua të ndjek ëndrrën”, Kim Kardashian braktis televizionin përgjithmonë

546
  • Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi për të gjithë fansat e yllit të reality showt ‘Keeping up with the Kardashians’, Kim Kardashian e cila ka lënë të kuptohet se do të heq dorë nga televizioni dhe reality show i familjes së saj që të përqendrohet në punën e re si avokate.
Sigal

Ajo ka zbuluar së fundmi planet për të nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me e një firmë ligjore në San Francisko gjë që do ta detyrojë të heq dorë nga të gjitha angazhimet e saj në televizion.

Kim i është dedikuar plotësisht studimeve në avokati dhe siç ka rrëfyer do që të ndjek hapat e babait të saj i cili ka qenë një ndër avokatët më të suksesshëm dikur.

“Është çmenduri. Shpenzoj më shumë kohë duke u marrë me këtë se me çdo gjë tjetër. Unë mendoj se babai im është shumë krenar për mua. Babai im gjithmonë më ka mësuar se puna e vështirë është me të vërtetë e rëndësishme ndaj në 10 vite kam menduar që të heqë dorë dhe të përqendrohem në avokati,” ka përfunduar ajo.