Drougkas: Në shtator do dhurojmë një pajisje mamografie për luftën kundër kancerit të gjirit

    136
    ‘Alpha Bank Albania’ në bashkëpunim me fondacionin “Nëna dhe Fëmija” dhuroi pranë Maternitetit të Vjetër ‘Mbretëresha Geraldinë’, një pajisje X-ray. Foshnjet pas lindjes i nënshtrohen një kontrolli X-ray për problematika të mundshme. Në mungesë të kësaj pajisje, doktorët ishin të detyruar t’i transferonin foshnjet në mjedise të tjera, çka ishte diçka jo shumë praktike. Tashmë ata mund t’i vizitojnë foshnjet në vendin ku ato lindin. Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i ‘Alpha Bank Albania’, pasi përmendi dhe përgëzoi disa iniciativa të ndërmarra në sektorin e shëndetësisë dhe arritjet e tyre gjatë dy dekatave të fundit, tha se “Sot, ne po ndërmarrim një hap më shumë në mbështetje të sektorit të shëndetësisë, me një interes të madh në përkujdesin e foshnjeve. 
    Pajisja X-ray që ne po dhurojmë në spital, në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija”, do të forcojë kapacitetet e personelit shëndetësor për të monitoruar rritjen e fëmijës dhe trajtimin e parametrave jetësorë të foshnjeve. ‘Alpha Bank Albania’, me krenari beson në ndikimin e përgjegjësisë sociale dhe është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për t’i dhënë akses në kujdesin shëndetësor investimit më të rëndësishëm të brezit tonë, i cili është brezi i ardhshëm. ‘Alpha Bank Albania’ ka bërë shumë donacione dhe dhurata në dobi të sistemit shëndetësor, siç janë blerja e makinerive dhe pajisjeve të nevojshme për spitalet ose rinovimi i plotë i dhomave të urgjencës.
    Në shtator, ‘Alpha Bank Albania’ do të dhurojë një pajisje mamografie në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, e cila jo vetëm mbështet proçesin e kontrollit po gjithashtu synon rritjen e ndërgjegjësimit të femrës, për të parandaluar sëmundje të tilla të tmerrshme nëpërmjet diagnozave të hershme. Z. Periklis Drougkas përfundoi fjalën e vet duke thënë se “përkujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore thelbësore, ndërkohë që sëmundjet nuk njohin kufi. Si pjesëtarë të komunitetit të Shqipërisë, ‘Alpha Bank Albania’ dhe unë personalisht do të vazhdojmë të përkrahim besimin në “Shëndet për të gjithë”.