Dritëro Agolli/ Vrasje

    328
    Sigal

    Kohë më parë, nuk e mbaj mend se në ç’ vit, pata shkuar në spitalin psikiatrik të Vlorës, që njerëzit dikur shkurt i thoshin “çmendinë”. Jo se kisha ndonjë dëshirë të zjarrtë të vëreja fatkeqët, po desha t’i shpija një pako të vogël një xhaxhait tim, që vuante i shkreti nga nervat. E mes atyre njerëzve, me të cilët i ndjeri xhaxha- se ai vdiq më vonë- kuvendonte e polemizonte aq sa mund të kuvendojë e të polemizojë një i çmendur, mua më vanë sytë te një burrë shumë i vjetër, me flokë si kashtë, pak gërmuq e me sy të thellë, të thellë. Ai gjithmonë i lëvizte buzët dhe herë pas here, lëshonte një britmë të mbytur, që dukej sikur dilte nga fundi i kraharorit të tij të moçëm: “O, më vrave, more, më vrave!” Pastaj heshçe, kapuliste sytë dhe përsëri lëvizte shpejt buzët e holla. Sa qëndrova në atë oborr, ku venin e vinin këta fatkeq, brimën e mbytur të gërmuqit e ndjeva nja katër herë. Dola nga ai oborr, që i ngjante nga larg një sheshi të gjelbëruar të një shtëpie pushimi, dhe mora rrugën për në hotel. Po ajo britma misterioze e gërmuqit me flokë si kashtë, më ishte ngulur në kokë si gozhdë dhe nuk më shkulej. Hodha nja dhjetë hapa, diçka më ra ndër mend dhe qëndrova: – Të shkoj të shoh kartelën e këtij njeriu- thashë me vete dhe u ktheva nga rruga.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf