Dritëro Agolli/Mjegull e dashurisë

    808
    Sigal

    Kur ikja larg drejt teje vija,

    Kur vija afër ikja larg,

    Për dreq me trembte largësia

    Dhe afërsia bëhej çark.

     

    As e kuptoja si të desha,

    Një mjegull pus, një çmenduri,

    Si një poet që shkruan vjersha,

    Dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi.

     

    Dhe ndoshta kjo ish dashuria,

    e çakërdisur kuturu…

    Për dreq më trembte largësia

    Dhe afërsia gjithashtu…