Drita LUSHI/ Udhëpërshkrime vere…

    395
    Sigal

    (Meditime e refleksione)

    Vjet, teksa pushoja në Sarandë, shihja e heshtur dritat e Korfuzit, ishullit aq afër dhe aq larg (dikur) për shqiptarët e buzëdetit. Gjithnjë me grishte dëshira që ta prekja atë ishull… I premtova vetes që do ta vizitoja patjetër, e kështu bëmë gushtin që shkoi… Nisim rrugëtimin drejt Gjirokastrës e prej andej, drejt pikës kufitare të Kakavijës. Rradha e gjatë në kufi, dhe temperaturat e larta na bënin që shpesh të humbnim durimin, por gjithsesi ne vazhduam. Pasi kalojmë doganën, nisim rrugën drejt Janinës. Atë, e kisha vizituar edhe më parë,por këtë herë Janinën do ta linim në të majtë për të mbërritur në Igumenicë dhe prej andej në port. Rruga ishte e gjatë… Megjithëse shumë orë udhëtim, përsëri kurioziteti për të parë e për të ndjerë pak aventurë dhe liri pushimesh larg përditshmërisë thuajse të njëjtë, bëri që të mos e ndjenim lodhjen. Në Igumenic mbërrijmë në 15.15 thuajse fiks me tragetin që do të na çonte në ishull. Të gjitha gjërat atë ditë për çudi, po i bënim në limitet kohore, dhe kjo na jepte një ndjesi të veçantë aventure, drejt një ishulli që se kishim shkelur kurrë, duke lënë pas Kontinentin! Pamja nga trageti ka ndjesitë e veta individuale që më shumë përjetohen sesa mund të shpjegohen apo shprehen.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf