Drejtoria e Emergjencat Civile: Kemi në kontroll të ftohtin në veri, rrugët e kalueshme

545
Sigal

Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme informon se situata e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave në disa prej qarqeve të vendit është përballuar si duhet nga strukturat e ngritura për këtë qëllim.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, rezulton se pavarësisht dëborës së rënë, akset rrugore kanë qenë të hapura, nuk ka pasur probleme për furnizimin e rajoneve të thella malore me energji elektrike, si dhe nuk janë shënuar ngjarje me pasoja për popullatën dhe pasuritë e shtetasve.

Gjendja e rënduar për shkak të reshjeve të borës ka prekur disa qarqe në veri të vendit, si Kukës, Shkodër, Dibër e Lezhë, ku trashësia e dëborës në qytete shkon deri në 10 – 20 cm, kurse në zonat e thella malore deri në 40 cm.

Ndërsa në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Sipas informacioneve nga Emergjencat Civile, në qarqet e përmendura nuk ka pasur emergjenca shëndetësore apo problematika të tjera që lidhen me shëndetin e shtetasve.

Deri në orën 19:30 të sotëm, situata në qarqe paraqitën si më poshtë:

Qarku Kukës – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 6-9 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë 20-40 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. Rruga e Kombit ka qenë e qarkullueshme kryesisht pa zinxhirë. Kanë punuar 8 borëpastruese.

Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme pa zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

I gjithë qarku është furnizuar përgjithësisht normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar me shpejtësi defektet e shfaqura herë pas here.Po kështu, i gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.Nën drejtimin e Prefektit sot u mblodh Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku u diskutua mbi situatën dhe u ndanë detyrat për përballimin e saj.

Qarku Shkodër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore. Në qytetin e Pukës reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë rreth 20-25 cm.Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore.Akset rrugore: Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë- Fierzë, kanë qenë disi më problematik, pasi në segmente të caktuara automjetet kanë qarkulluar edhe më zinxhirë. Akset rrugore: Fushë Arrëz-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Malësi e Madhe-Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, kanë qenë të kalueshme, por me zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën.I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Dibër – Ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore me hedhjen e kripës në rrugë.Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë. Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë riparuar ato pak defekte që janë shfaqur.I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.

Qarku Lezhë – Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët.Bashkia Mirditë, ka prezencë bore me trashësi rreth 15-35 cm. Rrugët kombëtare në të gjithë qarkun kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë.Aksi rrugor i Rrugës së Kombit Rrëshen-Sang-Tunel i Kalimashit, ka qenë kryesisht i kalueshëm pa zinxhirë. Në hyrje të tunelit ka rreth 15 cm borë, por pa problem për qarkullimin normal të automjeteve.Policia Rrugore vazhdon të monitorojë situatën në terren.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike pasi grupet e punës së OSHEE kanë qenë në gatishmëri dhe kanë riparuar defektet që janë shfaqur.Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me ujë të pijshëm.Nuk ka pasur emergjenca shëndetësore në nivel qarku.Prefekti dhe KPPEC kanë ndjekur në terren zbatimin e detyrave për përballimin e situatës.