Drejtoria e Burgjeve: Mbyllet procesi i votimit, morën pjesë 2310 të dënuar dhe të paraburgosur

547
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve njofton ka përfunduar procesi i votimit ne ato burgje qe plotësonin kriteret ligjore te numrit te votuesve. Ne nje njoftim per media, Drejtoria e Burgjeve thekson se ne votime kane marre pjese (pa llogaritur Lezhen dhe Fushe Krujen) 2310 te paraburgosur dhe te denuar.
“Ne IEVP Rrogozhine nuk eshte zhvilluar procesi i votimit. Ne total, jane ngritur 19 qendra te posacme votimi. Nuk u hap qender votimi ne Kavaje, qe eshte institucion me minorene dhe Tropoje, ku numri i votuesve te paraburgosur dhe te denuar ishte me pak se 15”,-thuhet ne deklarate.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve thekson se eshte hera e pare qe krijohen qendra te posacme votimi ne IEVP per zgjedhjet vendore, duke mundësuar te drejten kushtetuese te votimit te paraburgosurve dhe te denuarve. Procesi thuhet se eshte zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur probleme sigurie.
Sigal