Drejtori për arsimin në KE vlerëson reformën, Monne: Sfidë zbatimi

    350
    Ligji për Arsimin e Lartë, ligj i cili në Shqipëri u miratua në parlament me shumë debate është përshëndetur nga Komisioni Evropian. Drejtori i Përgjithshme për Arsimin dhe Kulturën në KE, Xavier Prats Monne ka uruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për kalimin e ligjit duke i thënë se duhet të ndihet krenare për këtë gjë.
    Mesazhi:
    Ju keni drejtuar një proces tepër të gjatë, të vështirë dhe kompleks mbledhjesh faktesh e argumentesh, duke u konsultuar me të gjithë grupet e interesit dhe politikbërësit, ku dhe unë personalisht, kam qenë dëshmitar sesa shumë ju dhe Kryeministri Edi Rama keni investuar personalisht në këtë përpjekje të madhe. Ndaj duhet të jeni krenare për çka keni arritur.
    Gjithashtu, e di se ky është vetëm fillimi, jo fundi. Që nga diskutimi ynë në Tiranë, tani që ligji i ri po shkon drejt implementimit, kjo mbetet sfida e radhës. Por unë nuk kam dyshime, se ju do të tregoni sërish që jeni të aftë për të mbajtur barrë mbi supe.
    Ne do t’ju ndjekim nga afër në hapat tuaj të radhës, dhe, ndoshta e panevojshme për ta thënë, ne do të qëndrojmë në dispozicionin tuaj për bashkëpunime të mëtejshme.
    Ju përcjellim përshëndetjet tona të përzemërta nga Brukseli. 
    Sigal