Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako takon shefin e CIA-s John Brennan

482
Sigal

Drejtori i Policisë së
Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako priti sot në një vizitë pune Drejtorin e
CIA-s John Brennan.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së
Policisë së Shtetit, Drejtori i CIA Brennan ka vlerësuar dhe përgëzuar
bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë e Shtetit, veçanërisht me Drejtorinë e
Antiterrorit.

Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate pozitive në ndjekjen e
çështjeve të përbashkëta.

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me agjencitë te tjera
brenda dhe jashtë vendit është për t’u marrë shembull, theksoi Brennan.


Brennan siguroi për vazhdimin e mbështetjes dhe
bashkëpunimit nga ana e CIA-s.


Drejtori Çako ka falënderuar Brennan për mbështetjen dhe
bashkëpunimin veçanërisht në fushën e terrorizmit si dhe siguroi Drejtorin e
CIA-s se puna për rritjen e kapaciteteve në mbrojtje të sigurisë kombëtare,
lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë
prioritete kryesore të Policisë së Shtetit.

 Ai shtoi se bashkëpunimi është në interes të
mbrojtjes së interesave të të dy vendeve.

Në këtë takim Çako shoqërohej nga zv.Drejtori Rebani
Jaupi dhe Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.