Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, sqaron lexuesit e “Telegraf”

    64

    Sqarim lidhur me shkrimin “ISSH-ja e Vjollca Brahos, shembulli i shpërfilljes së vendimeve të gjykatave shqiptare”, dt. 18 dhjetor 2012

    Duke marrë shkas nga një shkrim kritik, që u botua në gazetën “Telegraf” më 18 dhjetor 2012, ndaj drejtorisë së ISSH-së Vjollca Braho, për çështjen e vonesës së lidhjes së pensionit të një nëne me shumë fëmijë, drejtoresha e këtij institucioni ka reaguar duke sjellë një letër sqarimi lidhur me këtë rast. Gjithsesi, para se të paraqesim letrën duhet sqaruar se redaksia asnjëherë s’ka pasur për synim goditjen personale apo institucionale pa një arsye të fortë. E rëndësishme në këtë histori është që nënës në fjalë, znj. Kasa, më në fund ju lidh pensioni dhe ata fëmijë do të ushqehen dhe do të mund të gëzohen paksa meqenëse përpara janë edhe festat që po vijnë. Letra e znj. Vjollca Braho vijon kështu:

    “Transparenca dhe marrëdhëniet me publikun kanë qenë prioritet i institucionit që unë drejtoj dhe media është konsideruar për ne si një partner i rëndësishëm për të bërë të mundur evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve me qytetarët. Një marrëdhënie e tillë ka qenë korrekte dhe me gazetën tuaj, e cila ka qenë gjithnjë pjesë e informimit për çdo vendim që ka pasur efekt publik.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf