Dr.Robert Maliqi/ Ja cilat kanë janë taksat reale të Bashkisë së Tiranës

750
Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90. 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritje të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset, që janë ish – komunat, që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 31.500 lekë/m2/vit dhe tabela elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit. 
Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i Këshillit Bashkiak i datës 30 dhjetor, nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të webit të Bashkisë. Këto vendime kanë acaruar bizneset dhe për me tepër rrezikojnë vijueshmërinë e tyre, pasi vetëm për taksën e tabelës një biznes në zonën e Tiranës së re pohon se i duhet të paguajë për tabelën taksë rreth 200 mijë lekë të reja siç thotë ai në vit. “Heqja e taksës së biznesit të vogël nuk asgjë para supertaksave që po na vë Bashkia. Veç taksave fatura e ujit këtë muaj erdhi 80 për qind më shumë se sa shënon matësi” thotë Armandi, administrator i një njësie shërbimesh në Zonën e Stadiumit Dinamo. Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90 000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Rritja të madhe kanë pësuar taksat e tabelës edhe për bizneset që janë ish komunat që i janë bashkuara Tiranës. Një metër katror tabelë do të tatohet me 3 1.500 lekë/m2/vit dhe tabelat elektronike do të kushtojë 63.000 lekë/m2/vit. Mirëpo krahas taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për arsimin. Çdo qytetar do të paguajë 1800 lekë në vit, ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë, sipas Këshillit Bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 – vjeçare.
Ja taksat e reja të banesave
Baza e taksës është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit (individ, person fizik apo juridik, vendas apo të huaj) përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme edhe dokumentet si më poshtë: Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; Vendimet e privatizimit; Kontratat e lidhura midis palëve sipas dispozitave të Kodit Civil ne R.Sh janë të vlefshme për përllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumentet e tjera të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore ne përputhje me legjislacionin përkatës. Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja llogaritet sipas Vendimit te Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme (KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me Vendim të Kryetarit të Bashkisë në zbatim të ligjit 9632/2006, i ndryshuar. Detyrimi është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë. Apartamentet e banimit do ti nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë
“Ndërtesa banimi”
Ndërtesat për biznes do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë ‘Ndërtesa të tjera për tregti dhe shërbime.
Mënyra e pagesës 
Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor. Për kategorinë “I” Ndërtesa banimi dhe kategoria “III” Për pronësi më shumë se një banese, detyrimi paguhet ne 12 këste te barabarta, për çdo muaj përkatësisht nga çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet ne faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit.
Për kategoritë II dhe IV detyrimi paguhet me 2 këste: Kësti i parë paguhet brenda datës 20 prill. Kësti i dytë brenda datës 30 qershor. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 30 qershor është 30 ditë pas lindjes së detyrimit.
Lehtësira dhe përjashtime:
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:
a) Pronat e shtetit dhe të njësive te qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
b) Ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
c) Ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare;
d) Pasuritë në pronësi te shtetit, te kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nen administrimin e shoqërive publike shtetërore.
“Agjent tatimor për vjeljen e taksës mbi ndërtesat për kategorinë I “Ndërtesa Banimi”, kategorinë III “Ndërtesa më shumë se një banesë” dhe kategorinë IV “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në territore të miratuara si fshatra turistike”, kur përdoren Për qëllim
banimi, është Ujësjellës-kanalizime Sh.A, ndërsa Për të gjithë subjektet e tjera (shtetërore dhe private) strukturë e ngarkuar është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Taksa mbi tokën bujqësore
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, ne hektar, në pronësi te taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë
pronësinë. Niveli i taksës caktohet ne lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit te taksës me bazën e tatueshme. Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave te taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit te zyrave te regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast mungese te dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit te pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.
Niveli i taksës, sipas kategorive është si vijon:
Lehtësira dhe përjashtime:
Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari
Për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi te gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.
“Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi tokën bujqësore është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me “Njësinë Administrative”. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë.
Taksa mbi truallin
Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, ne m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.
Niveli i taksës caktohet nga lekë për metër katror ne vit. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit te taksës me bazën e tatueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës se taksës, jepen në tabelën e mëposhtme. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast te mungesës si dokumentacionit te pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim te sipërfaqes se truallit ë përdorim.
Niveli i taksës se taksës se truallit (jo hapësirë publike), është si vijon:
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël
Sipas përcaktimeve në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 për “Sistemin e taksave vendore” (i ndryshuar), çdo biznes, i cili realizon gjatë vitit një qarkullim më të vogël ose të barabartë me 8,000,000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Niveli i tatimit për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë, është 0 (zero) lekë.
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë lekë, është 5 për qind
mbi fitimin e tatueshëm. Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës vendore mbi biznesin e vogël është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Taksa e fjetjes në hotel
Baza e taksës së fjetjes në hotel, është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Janë subjekt i taksës të gjithë hotelet, motelet, stabilimentet turistikë, pensionet, shtëpitë e pritjes, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë ushtrim
veprimtarie. Niveli i taksës sipas kategorive, është si vijon:
Bashkia Tiranë, Njësia Administrative Tiranë, Kashar, Dajt, Farka
Subjekte hoteleri me 4-5 yje
Subjekte hotele, bujtine, fjetinë, motel, dhe çdo njësi tjetër akomoduese.
Për të gjitha Njësitë Administrative të tjera në Bashkinë e Tiranës aplikohet niveli 140 leke për çdo fjetje.
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës se fjetjes ne hotel është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me Njësitë
Administrative. Të ardhurat kalojnë 100% për Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunimi me Njësitë Administrative rregullohet me rregullore të veçantë. 
-vijon nesër-
Sigal