Dr. Islam Cani: Fëmijët, të rrezikuar nga marketingu i ushqimeve

    459
    Sigal

    Shoqata e Konsumatorit Shqiptar ka bërë një studim, por edhe fushata të njëpasnjëshme rreth dëmeve që shkakton marketingu i ushqimeve tek fëmijët, sidomos i ushqimeve si fast-food, ëmbëlsira, apo dhe ushqime të kripura, të cilat bëhen shkak për obezitet, diabet, hipertension, sëmundjet e zemrës etj. Në kuadër të këtij studimi, SHKSH ka bërë një numër të madh testimesh si në kryeqytet, Tiranë, por dhe në disa qytete të tjera si në Durrës, Fier, Shkodër, Elbasan, Korçë për produktet që konsumojnë më shumë fëmijët. Ndër këto produkte mund të përmendim: 1)Chipsy; 2)Lays; 3)7 days; 4)Milky way; 5)tutku; 6)Biskota CIN; 7)Çibukë cikobay; 8)hamburger; 9)doner; 10)toast; 11)kinder; 12)karamele m&m; 13)çimçakiz bubbaloo; 14)Karamele të buta (frutigelatin); 15)kinder; 16)çimçakiz Bolin; 17)patatina (clipsy); 18)topitop; 19)puding; 20)krem jotis; 21)hotdog; 22)sanduiç; 23)suflaqe. Nga këto produkte, që ne konstatuam, rezulton se, 43.5% të tyre janë me etiketim në gjuhën shqipe dhe 56.5% janë në gjuhë të huaj. Kjo tregon se, qytetarët tanë konsumojnë produkte pa e ditur se çfarë përmban produkti (sa sheqerna, sa yndyrna, sa kripë). Një problem tjetër që u has në testimin tonë ishte se, në të gjitha produktet e testuara nuk shkruhet përmbajtja. Siç e gjykojmë ne, ky është një faktor kryesor që ndikon tek fëmijët tanë në obezitet. Në vendin tonë, ndonëse këto produkte kanë dalën në treg pas vitit 1992, edhe tani konsumohen me shumicë në tërë vendin. Gjatë 16 vjetëve që janë përdorur këto ushqime në vendin tonë, në krahasim me numrin e popullsisë tonë, rezulton se obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës po shkojnë në rritje. Për sa më sipër: Kemi bëre presion në qeverinë Qendrore dhe Lokale për të vendosur rregulla si: a) Të përmirësohen ligjet; b) Të bëhet sensibilizimi i qytetarëve në median e shkruar dhe vizive. Kur flasim për ushqimin e fëmijëve, përveç rrezikut bakterial, gjithmonë është ai kimikat, si fastfood-et; ky është një shërbim i keq, sepse: Realizon rritjen në peshë (obezitetin). Dioksina që merret nga përdorimi i të skuqurave, pra, kur vaji përdoret më tepër se 2 herë, është shumë i dëmshëm, pra duhet shmangur blerja në rrugë, nga ambulantë, etj; Ekziston dhe mundësia më e madhe për diabet, ku mungojnë elementet e domosdoshme si Jodi dhe Hekuri që sjellin çrregullime të sistemit  kardio-vaskular dhe dëmtime të sistemit nervor. SHKSH i drejtohet konsumatorëve dhe organeve shtetërore të kontrollit në mbrojtje të konsumatorëve të jenë të vëmendshëm ndaj zbatimit të ligjeve dhe sidomos në mbrojtjen e fëmijëve tanë.