Dr. Esilda LUKU/Piro Tase dhe optika e të huajve për Beratin

    558
    Sigal

    Shënimet e kronikanit të shquar turk Evliha Celebi ku përshkruhet udhëtimi i tij në vise të banuara nga shqiptarët dhe në veçanti në qytetin e Beratit

    Libri “Tё huajt pёr Shqipёrinё dhe Shqiptarët” ёshtё rezultat i njё pune tё gjatё dhe intensive hulumtuese e autorit nё fondet e pasura tё bibliotekave tё mёdha tё Neë York-ut, Ëashington DC., Chicago-s etj., si dhe e dёshmive tё mbledhura nga kontaktet personale me studiues dhe diplomatё tё njohur, si: albanologu Robert Elsie, akademiku anglez Philip Ëinn, ish-Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, z. Pérez de Cuéllar etj.

    Nё librin voluminoz prej 500 faqesh, autori pёrpiqet tё ndёrtojё historinё e popullit shqiptar, nga lashtёsia deri nё ditёt tona, mbёshtetur nё veprat, kronikat, shёnimet dhe intervistat e personaliteteve tё huaja tё tё gjitha kohёrave, nga SHBA, Europa dhe Azia, qё dёshmojnё pёr historinё, gjeografinё, kulturёn materiale dhe shpirtёrore tё shqiptarёve.

    Arsyen e marrjes sё kёsaj nisme kurajoze dhe tё veçantё nё llojin e saj, pёr tё paraqitur historinё e kombit shqiptar nёn kёndvёshtrimin e tё huajve, autori e sintetizon duke pёrmendur studiuesin Johann Thumann, se “Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qenë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentesh të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekulime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vend përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëve dhe turqve…”.

    Autori përzgjedh qytetin e lashtё tё Beratit, mё shumё se 2400-vjeçar, pёr tё ndriçuar historinё e Shqipёrisё dhe tё shqiptarёve, nё bazё tё vizitave, pёrshkrimeve, analizave e studimeve tё udhёtarёve, poetёve dhe artistёve, misionarëve e politikanëve, arkeologëve, gjeografёve dhe albanologёve tё shquar qё shkelёn nё “Tokёn e Shqiponjave”. Qyteti muze i Beratit nuk ёshtё njё zgjedhje e rastёsishme. I cilёsuar si “Qyteti i Bardhё” ose “Qyteti i Njё mbi Njё dritareve”, i pёrfshirё sё fundi nё listёn e trashёgimisё botёrore tё UNESCO-s, Berati ka zgjuar kureshtjen e tё huajve si “njё qytet tepёr tёrheqёs dhe shumё i rёndёsishёm, me kalanё e tij tё famshme, nё majё tё njё kodre, me kopshtet e me pasuritё e veta”. (W. M. Leak, 1805)

    Nё studim nuk lihen pa trajtuar as përshkrimet dhe ndjesitë e tё huajve pёr qytetin e Durrёsit, tё Elbasanit, tё Vlorёs dhe tё Janinёs, kjo e fundit gjatё qeverisjes sё “Bonopartit Mysliman”, Ali Pashё Tepelenёs, i cili “duke pasur vajza mё shumё se ç’duhej nё oborrin e tij, bёnte qё tё dukej pak mё i moderuar pёr syrin e aleatёve evropianё”.

    Autori, nёpёrmjet shfrytёzimit dhe sistemimit me saktёsi shkencore tё tё dhёnave tё larmishme, pasqyron tiparet dhe evoluimin e qytetërimit shqiptar, duke u përqendruar tek organizimi politik, veprimtaria ekonomike, marrёdhёniet shoqёrore, zhvillimi kulturor e gjuhёsor, besimet fetare, pa harruar vlerёn e tolerancёs fetare tё shqiptarёve. Siç pohon Ë. Plomer: “Po të mos ishin shqiptarët Kristianë të mirë, askush nuk do t’i quante ata Myslimanë të mirë dhe, në të vërtetë, ata janë të njohur si Njerëz jo të një Besimi: një burrë mund të martohej me një të krishtere, mund të shpinte djemtë në xhami dhe të lejonte vajzat të faleshin në kishë, ose të shkonte vetë si në kishë ashtu edhe në xhami, apo në asnjë nga ato. Nuk e kishte për gjë të hante ushqim të ndaluar me kuran, të pinte verë apo edhe të mos pranonte që të bëhej synet”.

    Nё perceptimin e tё huajve pёr popullin shqiptar, autori konstaton si emёrues tё pёrbashkёt fisnikёrinё, trimёrinё dhe hijeshinё e racёs shqiptare, duke u ndalur veçanёrisht te pёrpjekjet e parreshtura dhe lufta e tyre pёr liri e pavarёsi, si dhe mbrojtja me çdo kusht e identitetit kombёtar. “As vala e madhe e emigrimit, dhe as betejat kundёr serbёve, turqve dhe armiqve e pushtuesve tё tjerё, nuk kanё mundur t’i pengojnё shqiptarёt pёr tё mbajtur gjithmonё tё pastra tiparet e rralla tё tyre lidhur me racёn, gjuhёn, traditat e zakonet”. (Leo Freundlich)

    Tё pozicionuar nё udhёkryqin Lindje – Perёndim, shqiptarёt u pёrpoqёn vazhdimisht ta ndryshojnё “fatin”, pёr tё mos mbetur thjesht “njё shprehje gjeografike”, apo monedhё kёmbimi nё duart e Fuqive tё Mёdha qё synonin tё kënaqnin interesat e aleatёve ballkanike, por tё shёrbёjnё si faktor paqeje e stabiliteti nё rajon, duke dhёnё shёmbullin e fqinjёsisё sё mirё dhe aspiratёn pёr bashkim mes vetes nё familjen e madhe europiane.

    Autori, me ndёrgjegje tё lartё intelektuale dhe profesionale, e ka konceptuar dhe renditur dokumentacionin e informacionet e shumta nё pesё kapituj, duke filluar me lashtёsinё dhe pёrfunduar me ndryshimet politike nё Shqipёrinё e viteve ‘90. Libri, i shkruar me stil tё qartё dhe gjuhё tё thjeshtё, ka pёrmbajtje shteruese dhe pёrbёn risi nё prezantimin e ngjarjeve, fakteve dhe figurave historike tё popullit shqiptar, nёn syrin kritik tё tё huajve. Studimi paraqet interes tё veçantё pёr opinionin shkencor, por edhe pёr dashamirësit e historisё, duke dhёnё njё kontribut me vlerё, pёr nga tematika dhe qasja, nё historiografinё shqiptare. Në vazhdim, lexuesi mund të njihet me shënimet e kronikanit  të shquar turk Evliha Celebi ku përshkruhet udhëtimi i tij në vise të banuara nga shqiptarët dhe në veçanti në qytetin e Beratit, të cilin ai e quan: “Qyteti i njëmijë syve”. Fragmenti është shkëputur nga studimi “Te huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, Edicioni i dytë nga Piro(Marko) Tase

    1670- Udhëtim nēpēr Shqipērinē e Jugut

    “Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën  perëndimore, e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas një ore mbërritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur, të vendosur përgjatë një lugine, në Belgradin shqiptar…”

    EVLIA ÇELEBI

    Udhëtari turk Evlia Çelebiu, vizitoi Kosovën në Dhjetor të vitit 1660, Shqipërinë e Veriut dhe Malin e Zi, më 1662, si dhe Shqipërinë e Jugut, më 1670. Mundësia për të kryer udhëtimin e parë të kësaj vizite, në këto zona, iu dha  kur eprori i tij, Meleq Ahmed Pasha, nga guvernator i Bosnjës (me rezidencë në Banja – Luka) u emërua guvernator i Rumelisë (me rezidencë në Sofje).

    Evliai kaloi përmes Kosovës, ndaloi në Mitrovicë, Vuçitërnë, Kosovë, Polje, Prishtinë dhe Kaçanik. Shënimet e tij për këtë udhëtim, midis Novi Pazarit dhe Shkupit, janë botuar në vëllimin V të këtij libri.

    Pas një viti, Meleq Pashai u vendos në Belgrad, për të marrë pjesë aktivisht në organizimin e ushtrisë otomane në Transilvani. Për shkak të mungesës së fondeve, ai dërgoi Evlia Çelebiun në Shqipëri për të mbledhur ca borxhe.

    Evliai ndaloi në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Podgoricë dhe Ulqin, pastaj vazhdoi rrugën për në Sofje, ku u bashkua përsëri me Meleq Pashën para se të merrnin rrugën për në Stamboll.  Shënimet e tij për këtë udhëtim  janë përmbledhur në kapitullin VI.

    Evliai mori pjesë në luftën për pushtimin e Kretës nga Turqia, në vitin 1669. Vitin tjetër,  komandanti turk, Ali Pashai, e dërgoi Evlianë me mision në Shqipëri për të rindërtuar kalanë e Zarnata-s duke mobilizuar ushtarë dhe krahë të nevojshme pune dhe kështu të siguronte Manian në Peloponez nga ndonjë sulm i mundshëm i venedikasve, të cilët, pa dyshim, synonin që të rimerrnin atë që humbën një vit më parë.

    Evliai kaloi përmes Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Beratit, Vlorës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Ohrit dhe Pogradecit para se të vazhdonte më tej përmes Maqedonisë  dhe Bullgarisë e për të mbërritur në oborrin turk, në Edrene.

    Shënimet e këtij udhëtimi janë përmbledhur në kapitullin VIII.

    Seyahatname-ja e tij (“Libri i udhëtimeve”) përmban një material të bollshëm mbi historinë, kulturën, folklorin dhe gjeografinë  e atyre vendeve që Evlia Çelebiu vizitoi. Për Shqipërinë e shekullit XVII e sidomos për jetën e brendshme të saj, këto shënime janë një minierë informacioni dhe me një vlerë të pallogaritshme. Burimet historike për Shqipërinë e kësaj periudhe janë shumë të rralla.

    Vepra e Evlia Çelebiut na jep një itinerar të detajuar përmes një toke krejtësisht të panjohur duke përfshirë, mes shumë gjërash të tjera, përshkrime shumë tërheqëse dhe befasuese për qendrat e qyteteve, për fortesat, xhamitë, për vendet ku organizoheshin pelegrinazhet fetare dhe për ato vende ku shkonin për t’u zbavitur. Shkrimet e tij bëhen për ne, edhe një burim i pasur informacioni lidhur me përhapjen e islamizmit dhe të urdhrit bektashian në Shqipëri. Përshkrimi që Evliai u bën qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, zbulojnë ato elementë të kulturës islame që vetëm shumë pak kanë mundur t’i rezistojnë kohës. Të dhënat që lidhen me gjuhën shqipe të regjistruara në thëniet e Çelebiut, përbëjnë, gjithashtu, një kontribut  të shquar dhe të pazakontë për historinë e kulturës dhe të gjuhësisë shqiptare. Ndërsa për strukturën e popullsisë shqiptare, Evliai flet pak ose hesht fare, por, kur vjen fjala për origjinën (legjendare) të këtij  populli, ai bëhet shpërthyes dhe shumë informativ.

    “…Mëngjesin e ditës tjetër filluam përgatitjet për të lënë Tepelenën…

    Kur mbërritëm tek portat e kështjellës, gjetëm atje 200 ushtarë të armatosur të garnizonit, të cilët po prisnin për ne, pasi nuk donin të na linin vetëm dhe të pa shoqëruar gjatë udhëtimit tonë …

    “Pse jeni armatosur kështu?” i  pyeta unë.

    “Im zot!” u përgjigjën ata. “Dje, juve u ndeshët në rrugë me një bandë rebelësh. Ju vratë disa nga ata të pabesë dhe plagosët shumë të tjerë. Mbrëmë, të afërmit e tyre, të zemëruar, erdhën në qytet dhe donin të hakmerreshin kundër jush, por ishte e pamundur të futeshin brenda këtyre mureve ku jeni strehuar juve. Pastaj bën plan për t’u vjedhur kuajt. Ne qëndruam gjithë natën në gatishmëri për t’u ruajtur juve dhe kuajt. Nuk ju thamë gjë, pasi nuk donim t’ju prishnim gjumin. Ndaj tani, këta të pabesë, nuk do t’u lënë   të kaloni të gjallë për tek Pashai i Vlorës. Është vetëm një grykë mes së cilës ju mund të kaloni dhe ata, janë pikërisht atje, duke pritur për juve. Ne do të qëndrojmë gjithë kohën pranë jush dhe do t’u mbrojmë nga sulmi i tyre.”

    …Me të thënë këto fjalë, të 200 luftëtarët trima u nisën para nesh.

    Lamë fortesën dhe filluam të zbresim poshtë kodrës, në drejtim të lumit të Gjirokastrës, të cilin e kaluam menjëherë duke lundruar mbi varka, e duke iu shmangur asaj gryke për të cilën bëhej fjalë se na kishin ngritur pusi. Në krahun tjetër të lumit, udhëtimi zgjati tre orë, deri sa arritëm në kufi me Skraparin…”

    Berati

    Para se të mbërrijë në Berat, Evlia Çelebiu, gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipërinë e Jugut, ka përshkuar Delvinën, distriktin e Kurveleshit, Vlorën, Gjirokastrën, Tepelenën, Këlcyrën dhe Skraparin…

    “…Ne vazhduam të ecim dy orë rresht pasi e lamë Skraparin dhe mbërritëm në fshatin Vizhkor ( i pa identifikuar) dhe pas një ore, duke ecur në drejtim të perëndimit, në fshatin Tërpan, ku jeniçeri Hasan Aga ka pronat e tij, dhe ku mes tokave, të bie menjëherë në sy shtëpia e tij me një oborr të zbukuruar brenda dhe jashtë, gjithmonë e hapur për udhëtarët.

    Prej këtej arritëm në fshatin e Zhitomit. Është një fshat i begatë me vreshta dhe kopshte të mbjella. Ky fshat i përkiste Mustafa Pashës, agait të jeniçerëve.

    Gjysmë ore larg, matanë një lugine, ndodhet fshati i Lavdanit, (Bardhaj )dhe, ndërsa lamë Bardhajn, në krahun tonë të djathtë, mbërritëm në fshatin Roshnik.

    Aty pamë shtëpi një deri dy katëshe prej guri dhe me çati të mbuluara me tjegulla dhe të rrethuara nga kopshte dhe vreshta me rrush. Ky fshat i përket Koprulu Mehmet Pashait. Shtëpitë janë të shumta por ndodhet edhe një xhami, e cila duket e mbajtur mirë dhe vazhdon të shërbejë për të kryer ceremonitë fetare të rastit, një shtëpi tjetër, e veçantë,  ku shkohet për të bërë lutjet, si dhe një medrese, një shkollë fillore, një teqe, një banje publike e sapondërtuar si dhe një numër i mjaftueshëm dyqanesh.

    Moti është jashtëzakonisht i kënaqshëm.

    Prej këtej u kthyem përsëri në Zhitom dhe, pastaj, zbritëm nga ana veriore për të mbërritur, pas një ore, në Drabonik.

    Ky është një fshat prej gati 150 shtëpish, plot me pjergulla, tamam si Kopshti i Airemit, po që ishte i banuar nga  njerëz jo besimtarë. Prej këtej, poshtë në luginë, të shfaqet përpara syve qyteti i Beratit.

    Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën perëndimore e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas  një ore, mbërritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur të vendosur përgjatë një lugine, në Belgradin shqiptar (Berati). Sipas historianëve latinë, fillimisht, ky qytet ka qenë i themeluar nga ———-dhe ka kaluar dorë më dorë, deri sa në vitin —————-gjatë kohës së sundimit të Sulltanit Bajazit Khan, kryekomandanti turk Gedik Ahmed Pasha, e pushtoi këtë qytet i cili, deri në atë kohë, ishte në duart e shqiptarëve, grekëve dhe venedikasve.

    Janë ———-fortesa në Perandorinë Otomane që kanë të njëjtin emër: “Belgrad”. E para, Belgradi Danubian në lumin Danub; e dyta, Belgradi i Stolnas  në Budapest; e treta, Belgradi Transilvanian,  i cili ndodhet nën juridiksionin turk; dhe së katërti, ky Belgradi Shqiptar.

    Sipas regjistrave të Sulejman Khan-it, ky qytet është selia e beut të sanxhakut të Vlorës për vilajetin e Rumelisë.

     Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj dhe beu merr nga Sulltani një të ardhur të mirë që arrin deri në 229.000 akçe. Ka 28 ziamete dhe 489 timare. Gjithashtu, ka një allaj-beg dhe një çeribash. Në kohë lufte, sanxhak-beu është i detyruar me statut që të sigurojë për sulltanin 4000 ushtarë të armatosur duke përfshirë në këtë numër ata që kishte në shërbim si dhe ata të grumbulluar nga timaretet. Këta janë ushtarë trima dhe të papërmbajtur.

    Berati ka një sheihulislam, një nakibuleshraf një kadi me rrogë të nivelit 300 akçe dhe 120 fshatra, nga grumbullimi i  të ardhurave vjetore të të cilave, kadiut  i takojnë 6 qese, kurse pashait, 30 qese.

    Në qytet, gjithashtu, janë edhe disa figura të tjera, si: komandanti i jeniçerëve, guvernatori i kështjellës dhe garnizoni i tij ushtarak, vojvoda i qytetit, inspektori i tregut, taksidari, komandanti i fortesës, kryetari  i bandës muzikore, kryetari i bashkisë, krye-arkitekti dhe një punonjës i zyrës së taksave.

    (Vijon nesër)