Dr. Elez Biberaj:Shqiptarët të lodhur nga zullumet e politikanëve

    368
    Sigal

    Analiza e drejtorit të VOA-s mbajtur në Komisionin Amerikan të Helsinkit mbi perspektivën e politikës shqiptare dhe sfidat demokratike të saj

    *Drejtor i VOA-s për EuroAzinë

    Zgjedhjet parlamentare të qershorit të shënojnë një moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë. Ato do të jenë test i pjekurisë demokratike të vendit dhe ofertës së saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Do të jetë e rëndësishme se si shqiptarët do t’i kryejnë këto zgjedhje, jo vetëm për progresin demokratik të vendit dhe drejtimin për të ardhmen, por edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik rajonal.

    Shqipëria ka një historik në kontestimin e përhershëm të zgjedhjeve dhe proceset post-zgjedhore dhe kjo e ka vendosur vendin e vogël ballkanik veçmas nga kombet e tjera të reja, demokracitë e reja të Europës Lindore, dhe ka njollosur progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë gjatë dy dekadave të fundit. Përsëri, natyra e vazhdueshme konfrontuese e politikës shqiptare dhe disa zhvillime gjatë periudhës parazgjedhore, veçanërisht mosmarrëveshjet mbi përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë ngritur shqetësime në lidhje me aftësinë e Shqipërisë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Zgjedhjet e ardhshme ofrojnë edhe sfida edhe mundësi për Shqipërinë. Paaftësia për të mbajtur zgjedhje të qeta është politikisht e rrezikshme duke pasur parasysh polarizimin e Shqipërisë dhe kuadrin e brendshëm politik, e cila karakterizohet për një marrëdhënie jofunksionale mes dy aktorëve politikë kryesore të vendit, që kanë alternuar pushtetin politik që prej rënies së komunizmit – Partia Demokratike në pushtet dhe Partia Socialiste në opozitë. Një vlerësim negativ do të pengojë stabilitetin politik të Shqipërisë, do të dëmtojë sinjalet në praktikat demokratike, dhe do të komplikojë marrëdhëniet e Tiranës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Në anën tjetër, zgjedhjet e besueshme, rezultatet e të cilit janë të certifikuara nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtar dhe pranohen nga lojtarët e mëdhenj, do të hapnin mundësi të reja. Shqipëria do të jetë në gjendje të ndërtojë përparimin e konsiderueshëm politik dhe ekonomik që ka arritur në vitet e fundit,  do të forcojë rolin e saj si aktor konstruktiv rajonal, dhe do të përmirësojë ndjeshëm shanset e pranimit në BE.

    Shqipëria ka plotësisht kapacitetin për të mbajtur zgjedhje të besueshme siç pritet të mbahen nga një anëtar i NATO-s dhe një anëtar aspirues i Bashkimit Evropian. Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama janë zotuar të bëjnë maksimumin e tyre për të siguruar zgjedhje të qeta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje fuqishëm të dyja palëve që t’i përmbahen rregullave demokratike.

    Bllokimi politik: Post zgjedhjet 2009

    Që nga zgjedhjet e vitit 2009, të cilat i fitoi me një votim të ngushtë Partia Demokratike, Shqipëria ka përjetuar një krizë serioze të institucionalizimit dhe marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës janë shënuar nga tensione të vazhdueshme. Raporti i OSBE / ODIHR tha se, zgjedhjet përmbushën shumicën e kritereve të OSBE-së, por shtoi se ato “nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike”. Socialistët kundërshtuan rezultatet duke bojkotuar parlamentin, dhe përdorën kërcënimet, ultimatumet, dhe veprimet përçarëse për të plotësuar kërkesat e tyre. Ata shpërfillën thirrjet e qeverisë për bashkëpunim dhe penguan përpjekjet për të miratuar legjislacione të rëndësishme. Demokratët mbajtën një qëndrim të pakompromis dhe nuk pranuan të merrnin masa të çfarëdoshme për tu lidhur me opozitën.

    Partia Demokratike e Berishës krijoi një koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe nisi një axhendë ambicioze për të promovuar zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë, zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e vendeve të punës, si dhe luftën kundër korrupsionit. Meta, një ish udhëheqës i lartë i Partisë Socialiste i cili kishte shërbyer më parë si kryeministër, ishte ndarë me socialistët dhe formoi LSI në vitin 2004. Koalicioni i pamundshëm mes dy rivalëve të kthyer-aleatë rezultoi relativisht i mirë. Megjithatë, Gjyqi i Metës për akuzat e korrupsionit – bazuar në një video, lëshuar nga ish zëvendësi i tij Dritan Prifti, i cili pretendonte se Meta kishte marrë ryshfet – gërryhu popullaritetin e koalicionit. Rasti i tij u bë një burim nervozizmi dhe sikleti jo vetëm për Metën dhe partinë e tij, por edhe për qeverinë e Berishës. Socialistët e kthyen Metën në fokus të kritikës së tyre për korrupsioni, dhe dhuna që shpërtheu në janar të vitit 2011, në të cilën katër përkrahës të opozitës u vranë në përleshje me forcat policore, u ndez nga zemërimi popullor ndaj Metës. Socialistët kritikuan me forcë pafajësinë e Metës në fillim të 2012, duke këmbëngulur se gjykatat janë të korruptuara dhe politikanët e lartë kanë imunitet nga ndjekjet penale.

    Mosmarrëveshjet mbi zgjedhjet çuan në një bllokim të gjatë politik, zhvendosën vëmendjen nga sfidat ekonomike dhe sociale, bllokuan progresin mbi reformat kyçe, dhe njollosën imazhin e Shqipërisë dhe kredencialet e saj demokratike. Përderisa ekziston një konsensus i gjerë mbi rëndësinë dhe përfitimet e mundshme të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, liderët shqiptarë lejuan konsideratat politike afatshkurtra për integrimin e vendit në BE. Në dhjetor të vitit 2012, Komisioni Europian refuzoi, për të tretin vit me radhë, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit.

    Shqipëria ka marrë lëvdata të gjera për rolin e saj konstruktiv rajonal. Politikat e jashtme të të dy partive më të mëdha nuk kanë divergjenca në mënyrë të konsiderueshme. Megjithatë, shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka çuar në një shprehje të rritur të ndenjave të pan-shqiptarizmit në gjithë Ballkanin. Kremtimi i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në nëntor 2012 është shoqëruar me një rritje të papritur dhe befasuese të retorikave nacionaliste. Berisha dhe udhëheqës të tjerë të lartë shqiptarë përmendën tregimet historike shqiptare, dhe rritën spektrin e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm. Ndërsa retorika nacionaliste është parë nga shumë si një përpjekje nga ana e kryeministrit për të asnjanësuar Aleancën Kuqezi e formuar rishtazi, i cila proklamon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, komentet e Berishës shkaktuan një reagim të ashpër ndërkombëtar. Në vazhdën e kritikave ndërkombëtare që retorika nacionaliste kërcënoi objektivat amerikane dhe evropiane të promovimit të bashkëpunimit rajonal, Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë ulën retorikën e tyre nacionaliste.

    Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe fuqizimi i rritur i shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, dhe në jug të Serbisë i kanë dhënë shqiptarëve në të gjithë rajonin një kuptim të ri të besimit dhe sigurisë. Por, pavarësisht ringjalljes së nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar, ideja e bashkimit kombëtar shqiptar nuk është bërë një temë dominuese në diskursin publik në Shqipëri dhe as nuk është një çështje e spikatur në këto zgjedhje. Udhëheqësit politikë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë kanë zhvilluar një mënyrë të re që përcjell mundësitë e integrimit në BE dhe thekson të mirat e bashkëpunimit rajonal.

    Zgjedhjet e qershorit 2013: Një mundësi e re

    Zhvillimi i politikës partiake në Shqipëri është në shumë mënyra e ngjashme me atë në demokracitë e tjera në zhvillim. Partitë politike kryesisht janë të dominuara nga liderët e tyre, të cilët gëzojnë autoritet të pakundërshtueshëm për të përzgjedhur kandidatët për zgjedhje. Elita e themeluar mbetet në mënyrë të vendosur e ngulitur dhe politika mjaft informale dhe personale. Në përgjithësi, partitë politike nuk janë të përcaktuara mirë, dhe ata janë të përbëra nga koalicione të përçara që konvergojnë në disa çështje thelbësore, por ndryshojnë nga të tjerët. Ka edhe ndarje të thella ndërmjet dhe në mesin e partive politike. Me kalimin e kohës, është bërë e vështirë për të dalluar mes platformave të partive gjersa ata kanë tendencën për të zbehur ideologjinë në favor të pragmatizmit dhe karakterizohen nga një mungesë e specifikave. Pavarësisht disa variacioneve, shumica prej tyre i adresohet çështjeve të njëjta: papunësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të shërbimeve, tërheqjes së investimeve të huaja, si dhe zbatimit të reformave institucionale. Hendeku ideologjik midis të djathtës dhe të majtës mund të mos jetë zhdukur, por ajo është ngushtuar ndjeshëm definitivisht. Vendimet mbi koalicionet janë marrë më shumë nga konsiderata të pushtetit se sa nga ideologjia politike apo programet. Shembulli më i mirë i zhvendosjes së aleancave politike dhe bashkimi i forcave politike të për të marrë dëshpërimisht pushtet ishte koalicioni politik i Partisë Demokratike me LSI në vitin 2009.

    Ndërsa Shqipëria ka një media të gjallë dhe të lirë, shumica e tyre e kanë vendosur vetën një linjë me demokratët ose socialistët. Të dyja palët kanë përdorur median për të forcuar perceptimin popullor të lidershipit të tyre, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e armikut për të udhëhequr në mënyrë efektive vendin. Në vend që të përqendroheshin në sigurimin e një raportimi të saktë dhe të balancuar, shumica e mediave është tallur me objektivitetin gazetaresk.

    Forcat e ndryshme politike kanë rritur përdorimin e mediave sociale për të publikuar programet e tyre politike dhe të angazhonin votuesit potencialë. Si Berisha dhe Rama janë përdorues aktiv të rrjeteve sociale dhe kanë nëmër të rëndësishëm ndjekësish. Berisha rregullisht poston mesazhe në Facebook, ndërkohë që Rama është një përdorues aktiv dhe i gjallë i Tuitter. Ata kanë hequr dorë nga një debat, duke u mbështetur ndërveprimet ballë për ballë me votuesit, takimet në bashkinë e qytetit, dhe konferencat e lajmeve. Të dy janë angazhuar në një fushatë që synon delegjitimitetin e njëri-tjetrit.

    Përkundër kundërshtimeve përreth përbërjes së KQZ-së, fushata zgjedhore deri tani është kryer në një mjedis shumë më të qetë dhe dinamik në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ndërsa ka dhjetëra parti politike, demokratët dhe socialistët vazhdojnë të dominojnë politikën shqiptare. Partitë e tjera të vogla kanë mbështetje të kufizuar popullore, dhe shumica e tyre janë të udhëhequra nga politikanë të cilët janë shkëputur nga Partia Demokratike ose Socialiste nga mosmarrëveshjet që kanë pasur me udhëheqjet e tyre të lartë. Me përjashtim të dy forcave të reja që janë duke garuar më vete në zgjedhje – Fryma e Re Demokratike e ish-Presidentit Bamir Topit dhe Aleanca KuqeZi- partitë e tjera kanë bashkëpunuar me koalicionet e dy partive të mëdha. Udhëhequr nga Partia Demokratike, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, do të ketë rreth 25 parti në koalicionin e saj, duke përfshirë Partinë Republikane, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Përveç LSI-së, Aleanca e udhëhequr nga socialistët për një Shqipëri europiane bashkon së bashku më shumë se 35 parti, duke përfshirë Partinë Social Demokratike, Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, si dhe palë të tjera që përfshijnë spektrin politik të vendit.

    Partia Demokratike

    Demokratët kanë qenë në pushtet që nga viti 2005 dhe, nën udhëheqjen e tyre, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në shumë fronte. Por, pas tetë vitesh në pushtet, partia në pushtet duket e pambrojtur dhe e shqetësuar në lidhje me një erozion të popullaritetit të saj. Disa fajësojnë qeverinë për bllokadën që erdhi nga post zgjedhjet e 2009  dhe përparimin e ngadaltë drejt integrimit në BE. Përveç kësaj, vështirësitë ekonomike në rritje, paaftësia për t’u adresuar me vendosmëri çështjen e korrupsionit dhe rritja e pakënaqësisë sociale i bën demokratët të ndjeshëm ndaj një reagimi publik. Berisha shpreson të përmbushi sfidat  e tij duke përmendur rekordet ekonomike dhe sociale të qeverisë së tij, dhe duke akuzuar Ramën si pengesën kryesore për integrimin e Shqipërisë.

    Partia Socialiste

    Socialistët i shohin zgjedhjet e 2013-ës si shansin e tyre më të mirë për tu kthyer në pushtet dhe shpresojnë që të përfitojnë nga një reagim i mundshëm anti-qeveritar. Socialistët kanë bërë premtime zgjedhore shumë ambicioze, duke e përqendruar fushatën e tyre mbi akuzat e qeverisjes së dobët, keqmenaxhimit, korrupsionit, dhe bastion i demokratëve në pushtetet institucionale.

    Këto zgjedhje janë edhe një test serioz i udhëheqjes së Edi Ramës. Rama kishte ndjekur një strategji të vetëbojkotimit, duke u angazhuar në një betejë pa kompromis me demokratët. Shumë socialistë fajësojnë Ramën personalisht për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe të  zgjedhjeve bashkiake në Tiranë në 2011. Ai kishte bërë një llogaritje të keqe duke refuzuar thirrjet e Metës për të bashkuar forcat në vitin 2009 kundër demokratëve. Të dy partitë e majta të kombinuara kishin fituar më shumë vota se Partia Demokratike. Shumica e analistëve besojnë se grindjet politike midis socialistëve dhe dështimi i Ramës për të formuar një koalicion parazgjedhor me Metën i siguruan një mandat të dytë Berishës. Dukshëm u pranua se qasja e tij konfrontuese kishte dështuar dhe nën presion në rritje nga anëtarët e partisë Rama ndryshoi strategjinë e tij pas humbjes së tij të zgjedhjeve për kryetar bashkie në vitin 2011.

    Ai u përqendrua në kundërshtimin e perceptimit të tij si një figurë e polarizuar dhe përmirësoi marrëdhëniet e tij me komunitetin ndërkombëtar. Ai bëri përpjekje të forta për të ndrequr marrëdhëniet me kundërshtarët e brendshëm, deri sa arriti tek ish-rivali i tij, Ilir Meta. Duke krijuar një koalicion me Metën, Rama shpreson të rris shanset e tij për të mundur demokratët. Koalicioni i Metës me demokratët ishte një martesë me komoditet. Pas dorëheqjes së detyruar të tij si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, si pasojë e akuzave për korrupsion, pozita e tij ishte dobësuar rëndë. Por pas lirimit të tij, ai gradualisht zbehu kritikat e Ramës ndaj tij. Ndërsa ai kishte lënë të kuptohej se ishte i hapur për një aleancë me demokratët ose socialistët, ai e bëri të qartë se do të kërkonte çmimin më të lartë. Ai e sheh veten si “përcaktuesin e mbretit” dhe nëse demokratët fitojnë numrin më të madh të votave, ai mund të rinovojë koalicionin e tij me Berishën.

    Partitë e reja politike: Aleanca KuqeZi dhe Fryma e Re Demokratike

    Në dy vitet e fundit, dy forca të reja janë shfaqur në skenën politike të Shqipërisë: Aleanca KuqeZi dhe Fryma e Re Demokratike. Të dyja janë futur në zgjedhje vetëm. Aleanca u formua nga Kreshnik Spahiu, i cili kishte shërbyer si Zëvendës Kryetar i Këshillit të Drejtësisë nën presidentin Topi. Platforma e Aleancës përfshin një dozë të fortë nacionaliste dhe me premtime për të luftuar korrupsionin, por i mungon substanca mbi çështje të tjera. Retorika e saj nacionaliste që bën thirrje për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën kanë rezonuar me shumë shqiptarët e zhgënjyer nga partitë ekzistuese.

    Por besueshmëria e Spahiut si një luftëtar i korrupsionit ka qenë e dëmtuar nga akuzat se ai ishte angazhuar në praktika korruptive kur ishte zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të  Drejtësisë. Shumë fajësojnë atë dhe Topin për sistemin e drejtësisë tejet të politizuar dhe të korruptuar. Aleanca ka qenë e organizuar më shumë si një lëvizje rrugë sesa si një parti e vërtetë politike, duke mobilizuar mbështetësit e saj nëpërmjet protestave dhe veprimeve. Shumica e mediave, veçanërisht ato në afërsi të socialistëve, ishin haptazi në mbështetje të Aleancës, por kohët e fundit ata kanë adoptuar një qëndrim më skeptik. Fillimisht, Aleanca shfaqi një aftësi për protesta masive. Megjithatë, në muajt e fundit shumë mitingje dështuan për të fituar një pjesëmarrje të konsiderueshme, shenjë e ndikimit të tij në rënie. Aleanca shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me koalicionin e udhëhequr nga socialistët, por Rama refuzoi ato që socialistët i cilësuan si kërkesa të tepërta të Aleancës. Aleanca mori një goditje të madhe në fund të prillit, kur disa zyrtarë kryesorë dhanë dorëheqjen në masë për shkak të mungesës së besimit në udhëheqjen e Spahiut. Pas përfundimit të mandatit të tij si president në korrik të vitit 2012, Bamir Topi, i cili pati një shkëputje me Berishën, formoi partinë e tij, Fryma e Re Demokratike. Ish presidenti u zotua për të futur një “frymë të rë” në politikën shqiptare, të lirë nga korrupsioni dhe nepotizmi politik. Partitë e reja në Shqipëri, megjithatë, nuk kanë pasur shumë sukses dhe Fryma e Re Demokratike nuk ka qenë në gjendje për të zgjeruar lidershipin e saj përtej përbërjes së saj të zyrtarëve të pakënaqur të Partisë Demokratike. Ndërsa zotohet për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, Topi deri tani nuk ka qenë në gjendje të mobilizojë një grup serioz politik ose të rekrutojë politikanë të mirënjohur. Megjithatë, liderët e partive shpresojnë të tërheqin votues të krahut të djathtë, ish të burgosurit politikë dhe pronarët e pronave që ende nuk janë kompensuar për pasuritë e konfiskuara nga regjimi komunist.

    Konkluzione

    Roli i bashkësisë ndërkombëtare do të mbetet kritik. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë qenë të çiltër në mbështetjen e tyre ndaj demokracisë, si dhe në kritikat e tyre të dështimeve demokratike. Ndërsa polarizimi i brendshëm politik dhe bllokimi kanë çuar në një “lodhje të Shqipërisë,” është e rëndësishme që Uashingtoni dhe Brukseli të vazhdojnë të angazhohen për Shqipërinë, duke përdorur levat e tyre për të nxitur përparimin demokratik, si dhe për të adresuar shkeljet demokratike. Një Shqipëri e qëndrueshme, demokratike dhe e begatë, e ankoruar vendosmërisht në bashkësinë euro-atlantike, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

    ( Marrë nga analiza e zhvilluar dje në Uashington)