Dr. Adem HARXHI / Fëmijët duan të dinë për seksin

    613
    Sigal

    Mënyra se si duhet të sillen prindërit me fëmijët e tyre kur vjen puna tek edukimi seksual i tij

    Të gjithë prindërit dhe shumë mësues, shpejt apo vonë, do të ndeshen me problemet e edukimit seksual. Është detyra dhe përgjegjësia e tyre, të përpiqen t’u përgjigjen shumë pyetjeve, që u bëjnë fëmijët që rriten. Por…, kur këto përgjigje kanë të bëjnë me seksin, riprodhimin, marrëdhëniet dhe ndjenjat e adoleshentëve, ata shtangen të habitur.

    -Kur fillojnë ndijimet seksuale tek fëmija?

    Nga momenti i ardhjes së tij në jetë, fëmija juaj është i shqetësuar nga ndijime fizike. Këto ndijime nuk kanë diapazon të gjerë. Si për ç’do gjë tjetër që lidhet me të, përgjigjet e tij emocionale janë të thjeshta dhe direkte. Trupi i tij i vogël ndjen kënaqësi kur është ngrohtë, kur përkëdhelet, kur ushqehet, ose edhe vetëm nga fakti, që është në këtë botë. Por kur kërkesat e tij nuk plotësohen, muskujt e tij tensionohen, trupi i tij dridhet nga pakënaqësia dhe qan, ç’do prind e di këtë. Ajo që është më pak e njohur për prindërit, është fakti, që edhe pse shumë herët në jetë, bebja e re fillon të mësojë për atë, që më vonë, ne do ta quajmë seks. Nëpërmjet sensacioneve të ndryshme, ai fillon të njohë dhe ta vlerësojë veten si një person, dhe kështu të njohë dhe vlerësojë edhe të tjerët.

    -Kur fillon kurioziteti seksual?

    Në ç’do kohë, nga mosha një vjeç e gjysmë e lart. Ashtu si fëmija zbulon gishtat e tij ose të saj, ashtu ai do të zbulojë edhe gjenitalet e tij (organet e jashtme gjenitale), dhe do të dëshirojë t’i prekë dhe inspektojë ato. Kjo është krejt normale, tërësisht një sjellje e pafajshme, të cilën prindërit duhet ta presin. Në të njëjtën kohë, fëmija është i interesuar edhe për urinimin dhe defekimin e tij. Ai dëshiron të shohë dimensionin e të dalave jashtë. Ai dëshiron t’i prekë me duar, dhe pa u shqetësuar, mund të ketë qejf të merret me të mbathurat e ndotura. Ai është kurioz, për mënyrën si shkojnë në tualet fëmijët e tjerë. Për më të rriturit, kur ata janë në gjendje të kuptojnë privatësinë lidhur me tualetin, interesimi primitiv i topitur i fëmijës, mund të zgjohet dhe edukohet. Kjo është koha për ta orientuar fëmijën, drejt sjelljeve të shëndetshme dhe që e nxisin të ndjehet mirë. Sjellja ndaj funksioneve fizike, që ju edukoni tek fëmija, është me rëndësi. Kjo bën që ai të ndjehet krenar e korrekt, ose të ndjejë turp dhe shqetësim, për mënyrën se si funksionon trupi i tij.

    -Ç’fjalë duhet të përdorim?

    Shpesh prindërit e kanë të vështirë, të emërtojnë pjesët dhe funksionet e ndryshme të trupit. Disa herë ndrojtja e shtyrë e prindit, bën që ata të përdorin terma me kuptim të papërcaktuar, të zbehta, ose me “shumë mirësjellje”. Shpesh, ata kënaqen kur përdorin fjalë bebesh, të mbartura prej fëminisë së tyre. Ç’do gjë këtu mund të duket në rregull. Por ndodh, që fëmija dëshiron të dijë emrin e vërtetë të urinës, të vaginës, të penisit, e tjera. Nuk bëhet asnjë dëm, po që se fëmijët i mësojnë këto terma më herët. Është e vërtetë, që ato janë fjalë jo të lehta për t’i shqiptuar, dhe fëmijës mund t’i duhet kohë që t’i mësojë ato. Bëni kujdes në këtë pikë: Ashtu si për çdo gjë që ka të bëjë me seksin, është mirë t’u kërkohet fëmijëve, që përdorimin e këtyre fjalëve të reja, ta bëjnë vetëm në shtëpi. Çdo familje, në bllokun apo lagjen, ku jeton, ka mënyrën e saj si i trajton problemet seksuale, dhe fëmija juaj duhet të qortohet, po qe se i përdor këto terma hapur. Gjithmonë duhet pasur parasysh, të respektojmë mënyrën sociale të sjelljes dhe të mësuarit.

    -A duhet që fëmija t’i shohë prindërit lakuriq?

    Ka fëmijë që kërkojnë t’i shikojnë prindërit e tyre lakuriq. Ky është një kuriozitet natyral. Le të themi që në fillim, se kjo edhe mund të pranohet nga prindi. Por le të përpiqemi ta shikojmë më gjerë problemin. Lakuriqësia, dihet, që bezdis edhe shumë të rritur. Kjo bën që prindërit menjëherë dhe pa hezitim t’i lënë fëmijës të kuptojë, se nuk duhet ta kërkojë lakuriqësinë. I turpëruar, fëmija ndjehet fajtor. Një mënyrë e mirë, për fëmijët, që të mësojnë për lakuriqësinë, është t’i lejojmë ata të shikojnë fëmijë të tjerë lakuriq. Sot, shumë të rritur dalin lakuriq para fëmijëve. Këtë e bëjnë për të qenë më natyralë. Ata mendojnë se kjo do t’i ndihmojë fëmijët të mësojë tërësinë e trupit të tyre. U japim fëmijëve një ide më të plotë për trupin, dhe luftojnë ndjenjën e turpit, që vjen nga ekspozimi i organeve gjenitale. Në të vërtetë kjo nuk është një mënyrë e mirë. Duke parë trupin lakuriq të një të rrituri, tek fëmija zgjohet interesi për t’i prekur, eksploruar dhe përkëdhelur organet gjenitale të rriturit. Kjo mund të nxisë dëshira dhe ndjenja, që nuk do të plotësohen dot, dhe kjo e shqetëson fëmijën në mënyra të ndryshme. Disa fëmijë, këtë shqetësim e tregojnë hapur. Të tjerë, nuk e shprehin hapur pakënaqësinë. Sjellja më e mirë do të ishte, që të ruhet një dozë e mirë privatësie, nga të rriturit. Por, duhet të jetë e qartë, se çdo familje mund të bëjë atë, që ajo shikon si më natyrale, për gjithë prestarët e saj.

    -Si ta bëj më të lehtë bisedën me fëmijën?

    T’i japësh fëmijës qëndrueshmëri emocionale dhe seksuale, është një përgjegjësi e madhe, dhe ne të njëjtën kohë, një mundësi e madhe për prindin. Me kalimin e kohës, prindi fiton autoritete dhe influenca të tjera. Por, ai do të fitojë edhe ide të tjera, që do të zëvendësojnë ato që ai ka aktualisht. Ndërkohë, fëmija do të mësojë të besojë, njerëz të tjerë jashtë familjes. Por, mbani parasysh, se në vitet e këndshme e të gjata të fëminisë së tyre, ata gjithmonë do të mbështeten tek ju. Tek ju ata do të ndjejnë pulsin nxitës të jetës, dhe dashurinë tuaj, që u duhet ta fitojnë. Ata do të pyesin shumë herë, në shumë mënyra, që ju ti ndihmoni për ti kuptuar ato. Më poshtë, si një ndihmë për ju, po sjell pesë mënyra, se si ju mund të bisedoni me fëmijët tuaj. Të jem të duruar. Të rritësh një fëmijë, është e vështirë. Është më e vështirë rritja e tyre emocionale, nga rritja e tyre fizike. Edhe kur mendoni, se u japim atyre drejtimin më të mirë, fëmijët mund të qorollepsen dhe të humbasin. Gjatë përparimit të tyre në vite, ata mund të jenë nisur nga fillime të gabuara. Këtë përparim natyral mos u mundoni ta përshpejtoni. Të jeni të përgatitur, se të njëjtat pyetje do tu përsëriten shpesh. Dëgjoni me kujdes. Kjo është me shumë rëndësi. Duhet të dini mirë, se për çfarë ju pyet fëmija juaj. Në këtë pyetje, mund të ketë më pak ose më shumë interesim të fëmijës, nga sa ju mendoni. Tre ose katër vjeçari, që dëshiron të dijë se “nga ka dalë”, nuk është as kurioz as i interesuar për interkursën seksuale. Atij nuk i intereson as procesi i lindjes. Ai më shumë, është i shqetësuar të kuptojë se kush është dhe çfarë është ai. Me pyetjen e tij ai synon të forcojë bindjen dhe ndjenjën, se ju takon juve, se është pjesë e juaja. Edhe kur ai rritet, jepini atij të kuptojë atë, që ju mendoni se ai dëshiron të dijë. Bëjeni këtë, mundësisht, sa më drejtpërdrejt. Mos u mundoni të derdhni gjithçka që juve dini. Mos e asgjësoni atë dhe interesimin e tij me fjalët dhe qëndrimin tuaj. Inkurajoheni, që ai t’u thotë se çfarë mendon për përgjigjen që ju dhatë për pyetjen e tij. Të dëgjuarit, është pjesë e procesit të dhënies dhe marrjes reciproke. Ruani të hapur një kanal komunikimi, midis jush dhe fëmijës suaj të vogël, që pyet. Vetëm kështu, ju të dy, do ta kuptoni njëri-tjetrin më mirë. Përdorni terma të thjeshta. Brenda mundësive, përdorni terma që kanë vetëm një kuptim. Përgjigjet tuaja, t’i përshtaten nivelit të eksperiencës dhe kuptimit të fëmijës. Të jini të ndershëm dhe të qëndrueshëm. Kjo është me shumë rëndësi, veçanërisht, kur burri dhe gruaja, e bëjnë të dy edukimin seksual të fëmijës. Gjeni një pikëpamje të përbashkët që u kënaq të dyve, burrin dhe gruan, përpara se ta paraqitni këtë pikëpamje tek fëmija. Në përgjithësi, të dini moshën kur një tip ose një tip tjetër pyetjesh mund të bëhen. Ju duhet të kem biseduar më parë, për situatën në të cilën do të ndodhem. Kur këto, nuk i keni biseduar paraprakisht të gjitha, dhe ju kem dhënë përgjigje, që bashkëshorti juaj nuk është në dijeni, diskutoni ato me burrin ose me gruan, që ai ose ajo të dijë, se si e ke trajtuar t’i vetëm këtë pyetje. Kjo largon konfuzionin. Një fëmijë nuk lëndohet, kur kupton se prindërit e tij mund të kenë pikëpamje të ndryshme, dhe se ka më shumë se një mënyrë për t’i parë gjerat. Por, është mirë që ai të mos vihet në pozitën e vështirë, që të zgjedhë vetë, midis dy përgjigjeve për të njëjtën pyetje. Mbi të gjitha, ju duhet të përpiqeni të jeni vetia tuaj. Nuk ka nevojë, të pretendoni se jem tmerrësisht i zgjuar ose e zgjuar. Shpejt ose vone, fëmija do ta kuptojë se ju nuk keni gjithmonë të drejtë. Është mirë, që edhe ti vetë ta dish këtë duke qenë vetia juaj, do të jini vërtet një person real, dhe nga realiteti fëmijët mësojnë më shumë. Mos mendo për veten, se je ti ai që lexon mendjet. Askush nuk mund të kapë ç’do mendim, që është në kokën e fëmijës. Por, me vëzhgim nga afër, ju do të arrini ta njihni atë, dhe bazat e kërkesave të tij, Sipas shkallës që ju silleni, miqësor dhe i hapur me të, sipas mënyrës që ju i shprehni pikëpamjet tuaja, pa insistuar që ai t’i pranojë ato, ju i jepni atij një diapazon të gjerë emocional, të cilin ai vetë do të përpiqet ta zhvillojë më tej.