Dorina GUCI/ Kujdesu për mua

    436
    Sigal

    Kujdesu për mua ti,

    kur mërzitem,

    kur buzëqesh,kur hesht,

    Më merr në krahët e tua

    e me forcën

    e buzëqeshjes më mbro.

    Për sytë e mbushur me lot,

    mos u shqetëso,

    është thjesht një moment,

    grimcat e mallit

    do largohen përsëri.

    E kujdesu për mua ti,

    edhe pse e rritur

    mbetem një fëmijë,

    Si një grusht karamelsh

    lumturinë dhe buzëqeshjen

    e kërkoj me kokëfortësi!

    E kujdesu për mua ti,

    është e shtrenjtë

    koha e mbushur me dashuri !