Dorëzohet Bianchi, piloti i Formula 1 ndërron jetë pas 9 muajsh në spital

485
Piloti Francez i Formula 1, Jules Bianchi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Nices në Francë. 25 vjeçari qëndronte në koma që pas aksidentit të çmimit të madh të Japonisë 9 muaj më parë në pistën e suzukas në Japoni ku mori lëndime të forta në kokë.
Familjarët e pilotit njoftuan mëngjesin e sotëm se Jules humbi betejënmë të rëndësishme të jetës së tij. Ata gjithashtu falenderuan miqtë, kolegët dhe të gjithë tifozët për mbështetjen dhe kurajon në këto muaj të vështirë.
Skuderia Marussia, për të cilën garonte francezi me anë të një mesazhi në Tëitter deklaron se janë të shkatërruar pas humbjes së pilotit të tyre. Mesazhe keqardhje shprehën edhe të gjithë pilotët e tjerë të formula1.
Bianchi doli nga akademia e Ferrarit dhe bëri debutimin e tij të parë me Marussian në 2013. Ai nuk mundi t’i rezistonte aksidentit të Japonisë, vitin e shkuar , ku makina e tij rrëshqiti duke dalë jashtë pistës së Suzukas. 
Bianchi është piloti i dytë në historinë e Formula 1 , pas Ayrton Sennas në 1994 që humb jetën nga një aksident gjatë garës.
Sigal