Dorëhiqet kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nesër betohet President

483
Sigal

BEOGRAD– Kryeministri i Serbisë, AleksandAr Vuçiç, e ka dorëzuar në Parlament dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, për t’i dhënë rrugë inaugurimit të tij si president.

Ligjëvënësit pritet të konfirmojnë vendimin gjatë ditës së sotme, përpara se Vuçiç të bëjë betimin nesër në orën 12:00.
Vuçiç ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 2 prill, gati një vit pasi Partia Progresive Serbe fitoi zgjedhjet.
Ai ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.