Doni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për ju

    562
    Ambasada Amerikane ka sqaruar të gjithë qytetarët shqiptarë që janë ende në pritje për të bërë aplikimin për lotarinë amerikane, se përkohësisht faqja është jashtë funksionit.
    Në një mesazh në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Ambasada e SHBA-ve pohon se ky problem prek të gjitha vendet.
    “Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën”, citohet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
    Sigal