Dokumentet, viza, kriteret, pagesa, punësimi dhe adresat për të studiuar në Angli

    2362

    ANGLI/Studimet: Dokumentet që duhet të  paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në  gjuhën angleze dhe të noterizuara

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dhe Zyra e Vizave pranë  kësaj përfaqësie diplomatike paraqesin edhe në rrugë zyrtare si dhe  në publikime mediatike të gjitha informacionet që i duhen një  aplikanti për të përfituar një vizë studimi për në Mbretërinë e  Bashkuar.

     Si mund të aplikohet për një vizë studenti?

    Të gjithë ata kandidatë që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të
    paraqesin pranë zyrave të Ambasadës së Britanisë në Tiranë një sërë dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare, dokumentet që duhet të  paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në  gjuhën angleze dhe të noterizuara. Po kështu edhe dokumentet që vijnë  nga Mbretëria e Bashkuar për aplikantin duhet të jenë origjinale ose  të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm kështu,
    theksohet në informacionin zyrtar të Ambasadës së Britanisë, mund të  arrihet që dokumentet të pranohen nga Zyra e Vizave pranë ambasadës  me qëllim që aplikimi të jetë i vlefshëm dhe shtetasi/shtetasja të  përfitojë vizën britanike. Gjithashtu, lidhur me metodat për aplikimin  e të gjithë individëve pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuesit e saj rikujtojnë edhe një herë respektimin rigoroz të  afateve nga të gjithë aplikantët/aplikantet për vizë studimi në
    Mbretërinë e Bashkuar. Lidhur me këtë ata sqarojnë se: Ju duhet të  aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën katër javë përpara fillimit të  studimeve apo/ose kursit në Mbretërinë e Bashkuar, në rast të kundërt  Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësinë që të shqyrtojë dhe përpunojë  aplikimin tuaj në kohë. Më poshtë do të gjeni të gjitha udhëzimet se  çfarë ju nevojitet që të dorëzoni për të përfituar vizën e studimit
    për në Mbretërinë e Bashkuar:

    Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e
    Bashkuar
    :

    1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet
    të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit
    2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë
    kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më
    shumë se 6 muaj.
    3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
    4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës
    5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në
    vazhdimësi
    6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra
    e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
    a)koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi
    akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve
    të mësimit në javë, lëndët, etj)
    b)datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të
    kursit apo studimit tuaj në MB
    7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të
    mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve
    në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet
    të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara:
    a)librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata
    bankare
    b)dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të
    familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të
    paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj
    Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të
    paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona
    8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet
    të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të
    pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose
    vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja.
    9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur
    nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të
    paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje
    për të ndjekur studimet.
    10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
    11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptarë.
    12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e
    Ambasadës.
    13-Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.

     Çfarë duhet të keni parasysh:

    Kuptohet vetvetiu që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore është e nevojshme zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar ashtu dhe të folur. Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjenci punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni (hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë web) dhe të gjeni atë që ju përshtatet më mirë kërkesave tuaja. Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose t’u japin drejtim.

    Para se të niseni të studioni merrni informacion në sitet më të mirë për të kërkuar sqarime:

     www.reed.co.uk

    www.totaljobs.com

     www.monster.co.uk

     www.jobsearch.co.uk

    http://jobs.guardian.co.uk

     www.jobsite.co.uk

     www.justlondonjobs.co.uk

     www.toplanguagesjobs.co.uk

     www.officerecruit.com