Dokumentet, viza, kriteret, pagesa, punësimi, adresat

    143
    Si mund të aplikohet për një vizë studenti? 
    Të gjithë ata kandidatë që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të 
    paraqesin pranë zyrave të Ambasadës së Britanisë në Tiranë një sërë dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare, dokumentet që duhet të paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në gjuhën angleze dhe të noterizuara. Po kështu edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për aplikantin duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm kështu, 
    theksohet në informacionin zyrtar të Ambasadës së Britanisë, mund të arrihet që dokumentet të pranohen nga Zyra e Vizave pranë ambasadës me qëllim që aplikimi të jetë i vlefshëm dhe shtetasi/shtetasja të përfitojë vizën britanike. Gjithashtu lidhur me metodat për aplikimin e të gjithë individëve pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuesit e saj rikujtojnë edhe një herë respektimin rigoroz të afateve nga të gjithë aplikantët/aplikante t për vizë studimi në 
    Mbretërinë e Bashkuar. Lidhur me këtë ata sqarojnë se: Ju duhet të aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën katër javë përpara fillimit të studimeve apo/ose kursit në Mbretërinë e Bashkuar, në rast të kundërt Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësinë që të shqyrtojë dhe përpunojë aplikimin tuaj në kohë. Më poshtë do të gjeni të gjitha udhëzimet se çfarë ju nevojitet që të dorëzoni për të përfituar vizën e studimit 
    për në Mbretërinë e Bashkuar: 
    Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e 
    Bashkuar: 
    1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit 
    2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më shumë se 6 muaj. 
    3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme. 
    4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës 
    5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në 
    vazhdimësi 
    6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme: 
    a)koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj) 
    b)datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të kursit apo studimit tuaj në MB 
    7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara: 
    a)librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata bankare 
    b)dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj 
    Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona 
    8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja. 
    9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje për të ndjekur studimet. 
    10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit. 
    11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptarë. 
    12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e Ambasadës. 
    13-Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.
    Çfarë duhet të keni parasysh:
    Kuptohet vetvetiu që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore është e nevojshme zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar ashtu dhe të folur. Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjensi punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni ( hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë web) dhe të gjeni atë që ju pershtatet më mirë kërkesave tuaja. Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose tu japin drejtim.
    Para se të niseni të studioni merrni informacion në sitet më të mirë për të kërkuar sqarime:
    www.reed.co.uk
    www.totaljobs.com
    www.monster.co.uk
    www.jobsearch.co.uk
    http://jobs.guardian.co.uk
    www.jobsite.co.uk
    www.justlondonjobs.co.uk
    www.toplanguagesjobs.co.uk
    www.officerecruit.com
    • 
    Jeta e përditshme 
    • Nisuni me para në xhep, sepse në fillim duhet të përballoni shumë shpenzime. Në Londër, për shembull, kostoja e jetesës është shumë e lartë. 
    • Një dhomë e mirë në Londer kushton rreth 100 stërlina java me fatura (bills) të përfshira ose jo. Për të gjetur shtëpi keni këto alternativa: gazeta e lajmërimeve Loot, njoftimet në vitrinat e neësagents, në supermarket ose në pika të tjera strategjike (për shembull, përbri stacionit të metrosë të Earl’s Court, kolegje, universitete) adresat në internet si: 
    www.flatmateclick.co.uk ëëë.flatshare.com
    www.spareroom.co.uk ëëë.intolondon.com
    www.gumtree.com http://uk.easyroommate.com
    Punësimi pas studimeve:
    Nënkategoria ePunësimit Pas Studimeve synon të mbajë studentët e huaj më të shkëlqyer, që kanë studjuar në MB (sipas rregullave ekzistuese, apo sipas Klasës 4, sapo të fillojë zbatimi i saj). Ajo është pjesë e Klasës 1, meqë kërkuesit e suksesshëm do të kenë mundësi punësimi, pas diplomimit, pa pasur nevojën e një sponsori (garanti).Sidoqoftë, ajo është konceptuar si një urë drejt punësimit tejet, apo të kualifikuar, shumë e ngjashme me Skemën e të Diplomuarve Ndëerkombëtare, që do ta zëvendësojë. Personat që kanë vizë studenti në MB, sipas kësaj nënkategorie pritet të kalojnë në një pjesë tjetër të sistemit të ri të pikëzimit (në Klasën 1, ose në një Klasë tjetër), sapo të jenë në gjendje të bëjnë diçka të tillë.Për t’i nxitur individët, që të kalojnë në një klasë tjetër, Leja për Punësimin pas Studimeve do të jepet për një vlefshmnëri kohore maksimale dyvjeçare dhe nuk do të jetë e ripërtëritshme. Koha e kaluar në MB, sipas kësaj nënkategorie nuk do të përllogaritet, në rastin e kërkesës për leje të vazhdueshme qëndrimi. Studentët duhet të paraqesin kërkesë për përfshirjen në këtë skemë, brenda 12 muajsh, pasi kanë marrë titullin e tyre.
    Studentët ndërkombëtarë
    (Klasa 4)
    Kjo Klasë në sistemin e ri është konceptuar për studentët ndërkombëtarë.
    Studentët, që mbulohen nga kjo Klasë do t’i kërkojnë një universiteti, apo institucioni tjetër të kualifikuar të MB t’i sponsorizojë ato. Po kështu, ato duhet të mbledhin pikë të mjaftueshme për t’u pranuar si studentë ndërkombëtarë në MB. Sidoqoftë, ende nuk është përcaktuar se si do të funksionojë sistemi i pikëzimit për studentët ndërkombëtare.
    Sipas sistemit ekzistues vizat jepen për një periudhë fillestare njëvjeçare, çka mund të ndryshohet, apo jo në sitemin e ri. Studentët e huaj, historikisht janë lejuar të punësohen, 20 orë në muaj, gjatë vazhdimit të vitit akademik dhe 40 orë gjatë periudhës së pushimeve.
    Qëndndrimi:
    Klasa 4 për studentët ndërkombëtare pritet të nisë nga zbatimi në fillim të vitit 2009.
    Studentët ndërkombëtarë, po kështu kanë zgjedhje speciale në dispozicion, pas diplomimit në këtë sistem të ri emigrator, bazuar në pikëzim. Me t’u diplomuar nga një institucion arsimor i përzgjedhshëm arsimor i MB, ato mund të kalojnë në klasën 1, në nënkategorinë ë Punësimit Pas Studimeve. Kjo i lejon të diplomuarit ndërkombëtare të qëndrojnë në MB për dy vite. Me t’u plotësuar periudha e tyre, sipas nënkategorisë së Punësimit Pas Studimeve, i diplomuari mund të kalojë në një nënkategori, apo klasë tjetër.
    Kriteret kur pranohet aplikimi për vizë:
    Aplikimi nëpërmjet drop-box pranohet vetëm nëse:
    1- Keni udhëtuar më parë në MB ose në Amerikën e Veriut në 5 vitet e fundit, në të njëjtën kategori në të cilën po aplikoni dhe keni prova për këtë.
    2- Jeni diplomat i MPJ, misionit diplomatik ose organizatave ndërkombëtare, duke bërë një vizë private, aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare nga MPJ ose misioni përkatës.
    3- Jeni punonjës i qeverisë duke kryer një vizitë private.
    4- Aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare.
    5- Po aplikoni për vizë studenti dhe keni studiuar më parë në MB me një vizë studenti.
    6- Në këtë rast duhen përfshirë gjithë dokumentet mbështetëse.
    7- Studentët me bursa studimi nga Këshilli Britanik ose studentët të bursës Chevening.
    Pagesa në lekë e vizës:
    Vizë studenti (pavarësisht nga koha e qëndrimit) 19 300 lekë