Dokumentet, rregullat, procedurat për të studiuar në Itali

    670
    Sigal

    ITALI/ Formulari: Të shkruhet në mënyrë të qartë vetëm një fakultet, një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni

    VO: Për zgjedhjen e fakultetit dhe degës, mund të konsultoni listën e publikuar në adresën e internetit: http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2014/

     Duke iu referuar raportit të regjistrimeve të studentëve të huaj, shtypi italian vlerëson se nga 70 mijë studentë të huaj që janë regjistruar në krye të “top ten” të vendeve të huaja, renditet Shqipëria me 15.5% të studentëve të huaj, e ndjekur më pas nga Rumania me 13.6% dhe Maroku me 13.5%. Nga të gjitha Universitet e Italisë ndër ato më me emër mund të përmendim universitetet në Milano, Torino, Bolzano, Romë, Brescia etj..

     Studentët brenda juridiksionit të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, duhet të dërgojnë një zarf, ta sjellin personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisin me postë me destinacion: Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore, Rruga: “Lek Dukagjini” n. 2, Zyra e Regjistrimeve Universitare, Tiranë, me këtë listë dokumentesh brenda zarfit:

    1. Formularin e Regjistrimit, të plotësuar në çdo pjesë të tij, sipas modelit bashkëngjitur.
    Bëni kujdes në faktin që në këtë formular, ndër të tjera, të shkruhet në mënyrë të qartë: vetëm një fakultet dhe një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni.
    E detyrueshme:
    fakulteti dhe dega e përzgjedhur nuk mund të ndryshojnë më.

    VO: Për zgjedhjen e fakultetit dhe degës, mund të konsultoni listën e publikuar në adresën e internetit: http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2013/

    2. TITULLIN E STUDIMIT
    Studentët që e kanë mbaruar shkollën e mesme, dëftesën e pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të fusin në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës.
    Studentët, të cilët ndodhen aktualisht në vit të fundit të shkollës së mesme, dhe do ta marrin diplomën gjatë verës 2014, do të fusin në zarf vërtetimin me nota, me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit të 1, 2, 3 dhe semestrit të I të vitit të 4. Këta studentë, sapo të marrin në dorëzim dëftesën e pjekurisë nga shkollat e mesme shqiptare përkatëse, duhet në mënyrë të detyrueshme të dërgojnë origjinalin në ambasadë, si dhe 2 fotokopje TË PLOTA, siç shpjegohet në vijim, brenda datës 20 korrik 2009 dhe jo më vonë, ndryshe do të skualifikohen, pavarësisht nga faza ku mund të ketë arritur aplikimi i tyre.
    Shpjegimi: I korrespondon këtyre rretheve: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë,  Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Vendbanimi përcaktohet nga rrethi i cili ka lëshuar pasaportën e studentit.
    Kujdes! Titulli i studimit duhet patjetër të jetë:
    Origjinali, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit;
    Po ky origjinal, i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë përkthimin e konfirmimeve me firme e vulë të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, më pas i noterizuar te noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare;
    Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare, duhet ti bëhen 2 (DY) fotokopje të plota, të të gjitha fletëve, ku të përfshihen saktësisht: *fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë dy vulat dhe firmat të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, *përkthimi i dëftesës, *noterizimi te noteri dhe *vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, pra me pak fjalë, të  2 fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fletë  që ka lidhje me “dëftesën e pjekurisë” apo vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë ose me “vërtetimin me nota”, për ata që frekuentojnë akoma vitin e katërt të shkollës së mesme.
    3. 1 (Një) fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës.
    4. 2 (Dy) fotografi me ngjyra, format si për pasaportë.
    5. Nëse dispononi, certifikatë të njohjes së gjuhës italiane + 2 (dy) fotokopje të thjeshta
    të lëshuara nga këto Universitete Italiane: Perugia, Roma Tre, Siena.
    MBI ZARF:
    Duhet të shkruhen qartë dhe me germa të mëdha:
    Emri dhe mbiemri i studentit;
    Universiteti, fakulteti, dega;
    Adresa e saktë ku banoni, numër telefoni fiks (jo celular);
    Për ata që e kanë mbaruar të mesmen mesatarja e saktë e të katër viteve.
    Për ata, të cilët ndodhen në vit të katërt: Po këto të dhëna që duhet të shënohen mbi zarfin e parë do t’i shkruani edhe mbi zarfin e dytë, kur të dërgoni dëftesën e pjekurisë në origjinal së bashku me 2 (dy) fotokopjet e plota të të gjitha fletëve, siç e shpjeguam më lart, duke mos harruar të shtoni patjetër edhe mesataren e përgjithshme të katër viteve. Kujtojmë se zarfi i dytë duhet të mbërrijë në ambasadë dorazi në sportel, ose me postë në adresën që iu dhamë më sipër brenda datës 20 korrik 2005.
    Për çdo rast, po ju japim edhe adresën e internetit të ambasadës: vvvvvv.ambitalia-tirana.com
    Kërkesave, të cilave do t’u mungojnë qoftë edhe një nga elementët e sipërpërmendur, apo që do të mbërrijnë në Ambasadën Italianë në Tiranë pas datës 18 maj, nuk do të merren parasysh.
    Studentët, të cilët kanë vendbanimin e tyre brenda juridiksionit të konsullatave të Vlorës dhe të Shkodrës, duhet t’u drejtohen këtyre zyrave, të cilat gjatë ditëve në vazhdim do të japin të gjithë informacionin e nevojshëm.

    Çfarë ju duhet për të fituar bursën. Dokumentacioni bazë

    Për të aplikuar për bursë studimi në Itali duhet:

    1-Të ardhurat familjare.
    a-Paga mujore e prindërve.(N.q.s papunë vërtetim nga zyra e punës që janë të papunë)
    b-Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat.(N.q.s jo, vërtetim që s’keni, n.q.s po lloji aktivitetit dhe shpërndarja. Mirë do ishte që s’keni;)
    c-Vërtetim në keni në pronësi tokë.(N.q.s jo,vërtetim që s’keni, n.q.s po sa tokë keni)
    d-Sipërfaqja e shtëpisë suaj.(N.q.s jeni i pastrehë,vërtetim ose me qira,vërtetim sa paguani qira shtëpie)
    2-Certifikatë Familjare.
    3-Certifikatë Personale.

    Tërë këto dokumente duhet të jenë:

    1-Të përkthyera në gjuhën italiane dhe të noterizuara.
    2-Të legalizuara në Ministrinë e Jashtme Shqiptare (Tiranë)
    3-Të legalizuara nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullatat Italiane në Shkodër dhe në Vlorë (Kjo në varësi ku bëni kërkesën për studim. Varet nga vendi ku banoni)