Dokumentet, rregullat, procedurat dhe afati për regjistrimin në provim

    346
    Provimit të certifikimit, me qëllim plotësimin e krediteve përveç farmacistëve dhe stomatologëve, do t’i nënshtrohen edhe mjekët. Sot po vijojmë të publikojmë listën me 732 mjekë, të cilët do ti nënshtrohen këtij provimi. Mjekët për kryerjen e regjistrimit, fillimisht duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim për t’u pranuar në provim. Gjithashtu duhet të paraqesin edhe një fotokopje të kartës së identitetit, të lejes së ushtrimit të profesionit dhe faturën e pagesës së provimit. Dokumentacioni dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje. Ditën e provimit, profesionistët e shëndetësisë duhet të paraqiten të paktën 30 minuta përpara nisjes të tij, si dhe të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e regjistrimit në provim, i cili do të konsiderohet i dhënë me sukses, vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% të pikëve maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankimimin me shkrim pranë në Agjencisë Kombëtare të Provimeve, 5 ditët e para nga shpallja e rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t’i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar. Ky provim do të kryhet nga profesionistët e shëndetësisë sipas vendimit të mbështetur në nenin “Për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional” të ligjit nr. 76/2015, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, parashikon që regjistrimi për provimin e certifikimit duhet të bëhet pranë QKEV-së deri në fund të këtij muaji.

    Sigal

    Plotësimi i krediteve, lista me 732 mjekë që do t’i
    nënshtrohen provimit të certifikimit