Dokumentet që kërkohen në kufi kur vjen në Itali pa vizë

    1843
    Sigal

    Kush vjen në
    Itali për pak ditë nuk ka nevojë të kërkojë vizë në konsullatën italiane. Kjo
    është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që liberalizimi i vizave që gëzojnë
    shqiptarët parashikon që kush lëviz në Evropë duhet të respektojë disa kushte
    (si për shembull, të mos qëndrojë më gjatë se 90 ditë në gjashtë muaj në zonën
    Schengen) e të ketë me vete dokumentacion të nevojshëm për të treguar, për
    shembull, motivin e qëndrimit, që mund të mbajë veten nga ana ekonomike ato
    ditë që ndodhet në udhëtim, që ka ku të qëndrojë, që do të kthehet në atdhe. Veçanërisht
    në aeroportet e portet e Italisë, jo gjithnjë janë kërkuar këto dokumente, por
    edhe për shkak të rritjes së kontrolleve kundër terrorizmit e kundër
    emigracionit klandestin, policia e kufirit po tregohet e rreptë. Më në hollësi,
    në çdo pikë kufitare të Italisë, kanë të drejtën të kërkojnë veç pasaportës
    biometrike edhe:

    Biletën e kthimit;

    Sigurimin shëndetësor (që të mbulojë udhëtimin dhe
    periudhën e qëndrimit);

    Shumë të mjaftueshme parash për qëndrimin në Itali;

    Kur deklaron se
    udhëton për vizitë tek një i afërm, shtetas apo rezident në Itali, duhet
    paraqitur deklarata e mikpritjes (dichiarazione di ospitalità) të personit që
    jeton këtu bashkë me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit. Kur deklaron
    në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo
    shoqërimi i një personi tjetër, duhet të paraqitet një rezervim hoteli. Kur
    deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi
    aktivitetin, për të cilin personi është ftuar. Kur deklaron se udhëton për
    arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do
    shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar (rastet e
    kryerjes së analizave etj.). Nëse udhëton drejt zonës Shengen me automjet duhet
    të pajisesh me patentë ndërkombëtare drejtimi dhe me kartonin jeshil të
    sigurimit ndërkombëtar të makinave.