Dokumentet që duhen për leje qëndrimi pasi shkëputesh nga familja

    514
    Sigal

    ITALI/ Mbush 18 vjeç, a mund të përtërij lejen e qëndrimit për motive familjare?

    Pas një muaji mbush moshën madhore, 18 vjeç. Kam leje qëndrimi për motive familjare (jetoj me prindërit) por nuk po studioj e nuk kam një punë të rregullt. Leja e qëndrimit po më skadon e doja të dija nëse mund ta përtërij përsëri për motive familjare?

    Në bazë të direktivës nr. 17272/7 të ministrisë së Brendshme të 28 marsit 2008, shtetasi jokomunitar që ka një leje qëndrimi për motive familjare, mund ta përtërijë lejen e qëndrimit, në mbushjen e 18 vjeçëve, gjithnjë për motive familjare, me kusht që një nga prindërit e tij të plotësojë kushtet e të ardhurave dhe të strehimit të kërkuara për bashkimin familjar. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit do të jetë sa ajo e prindit, sepse leja për motive familjare lëshuar të birit, është e lidhur me atë të prindit. Kjo direktivë u drejtohet të gjithë atyre që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e parashikuara nga neni 32 i dekretit legjislativ 286/98, lidhur me përtëritjen e lejes së qëndrimit për motive studimi, pune apo pritje pune.

    Jo gjithnjë të rinjtë, me mbushjen e moshës madhore, e kanë të qartë se ç’ duan të bëjnë në të ardhmen e tyre. Mund të jenë akoma në mëdyshje se të nisin një punë apo të vazhdojnë studimet. Kjo gjë mund të sjellë varësi ekonomike të të riut në kurriz të prindërve, që vazhdojnë t’i kenë në ngarkim. Me këtë direktivë u jepet mundësia e përtëritjes së lejes së qëndrimit të rinjve jokomunitarë që kanë ndërprerë studimet (apo nuk kanë mundur t’i vazhdojnë) dhe që në të njëjtën kohë nuk kanë një punë, por që kanë mundësinë të mbeten në ngarkim të prindërve.

    M. Arguello

    ITALI/ Një direktivë evropiane, shpjegon ASGI, hedh poshtë kriterin e kartës së qëndrimit.
    Kërkesat për ndihmë ekonomike paraqiten në Komuna brenda datës 31 janar

    –        Deri 141,02 euro në muaj për 13 muaj. Është ndihma që Komunat italiane u njohin familjeve, me të paktën tre bij të mitur e me të ardhura të ulëta.

    Kërkesa për “çekun për familjet me shumë pjesëtarë” paraqitet në Komunë brenda datës 31 janar të vitit që pason atë për të cilin kërkohet mbështetja ekonomike. Kanë mbetur vetëm dy javë kohë nga data e fundit e vlefshme për paraqitjen e kërkesave, prandaj është mirë të mësohet kush e ka të drejtën e këtij çeku.

    INPS që paguan çekun (edhe pse kërkesat paraqiten në komuna) shkruan në faqet e tij në internet se çeku u takon “bërthamave familjare të përbëra nga shtetas italianë dhe të Bashkimit Evropian rezidentë” ose nga “shtetas të vendeve të treta që janë qëndrues afatgjatë”. Pra nga ajo që shkruan INPS, jokomunitarëve u nevojitet karta e qëndrimit apo lejeqëndrimi BE për qëndrues afatgjatë.

    Sipas ASGI-t (Associazione per gli Studi Giuridici sull’Immigrazione), kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Në bazë të direktivës komunitare 2011/98 që Italia duhet të kishte përvetësuar më 25 dhjetor 2013, por edhe pse nuk e bëri, nga ajo datë direktivën duhet gjithsesi ta vërë në zbatim.

    Direktiva u njeh “të gjithë punonjësve jokomunitarë të njëjtat shërbime e ndihma asistenciale që u njihen edhe qytetarëve të shtetit ku kanë emigruar”. Mes këtyre të drejtave janë për shembull, karta për blerjet, çeku i Komunave për mëmësinë dhe ai për familjet me shumë pjesëtarë.

    Pra kriteri i lejes së qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë nuk qëndron. Mjafton një leje qëndrimi normale që lejon punësimin, siç janë për shembull ato për punë, pritje punësimi, për motive familjare apo për mbrojtje humanitare.

    “Kush ka një leje qëndrimi që i lejon punësimin dhe përmbush kriteret e tjera mund të paraqesë kërkesë në Komunë brenda 31 janarit” thotë për Stranieriinitalia.it avokati Alberto Guariso, anëtar i Këshillit drejtues të ASGI-t. Shoqata ka nisur një fushatë informuese për të tuteluar të drejtën e imigrantëve për shërbime sociale.

    Ka komuna si Brescia e Verona, që i kanë përvetësuar risitë e direktivës 2011/98, të tjera janë detyruar ta bëjnë nga gjykatat të cilave u janë drejtuar qytetarët e huaj. “Por e rëndësishme është që kërkesa të paraqitet brenda afatit, përndryshe më pas është e vështirë të kërkosh të drejtat e tua” nënvizon Guariso.

    Çfarë ndodh nëse punonjësi në sportel refuzon të pranojë kërkesën? “Duhet të niset me postë rakomande brenda afatit. Më pas, – shpjegon ASGI – nëse kërkesa refuzohet apo i interesuari nuk merr asnjë përgjigje, ai mund t’i drejtohet shërbimit anti diskriminime të shoqatës sonë”.