Dokumentet për Lejeqendrimi për motive familjare, në Itali

    1159
    Sigal

    ITALI/ Jam martuar në Itali. Mund të kërkoj lejeqëndrim për motive familjare?

     Kam hyrë si turiste në Itali dhe jam martuar këtu. Im shoq ka leje qëndrimi për punë, kurse unë asnjë lloj dokumenti. Mund të kërkoj një leje qëndrimi për motive familjare pa u kthyer në Shqipëri?

    Leja e qëndrimit për motive familjare i lëshohet të huajit që ka një dokument qëndrimi çfarëdo akoma të vlefshëm ose të skaduar prej jo më shumë se një vit, që do të jetojë bashkërisht me një familjar me qëndrim të rregullt në Itali.

    Sipas nenit 30 të dekretit legjislativ 286/98, mund të paraqitet kërkesë për konvertimin e lejes së qëndrimit që i interesuari ka në një lejeqendrim për motive familjare, pa qenë e nevojshme që i huaji të kthehet më parë në vendlindje. Në rastin konkret, gruaja që ka ardhur si turiste e është martuar, edhe pse nuk ka lejeqendrim në xhep, konsiderohet me qëndrim të rregullt në Itali për tre muaj, aq sa lejon ardhja për turizëm.

    Mbajtësi i lejeqendrimit për motive familjare ka të drejtën e shërbimit shëndetësor kombëtar, mund të regjistrohet në shkollë apo universitet e të kryejë çdo lloj pune, të varur apo autonome.

    Familjari titullar i lejeqendrimit të vlefshëm që merr në ngarkim kërkuesin e lejeqendrimit për motive familjare, duhet të plotësojë të gjitha kriteret e parashikuara për bashkimin familjar, me pak fjalë të tregojë të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme dhe një strehim të përshtatshëm.

    Përsa u përket të ardhurave duhet mbajtur parasysh se ato nuk duhet të jenë më të ulëta se çeku social i vitit në vijim i shtuar me gjysmë çeku për çdo familjar që merret përsipër. Për vitin2014, shuma e çekut social është 5.818,93 €. Kështu që të ardhurat bruto të nevojshme për bashkim familjar janë:

    • Kërkuesi + 1 familjar: 8.728,40 €
    • Kërkuesi + 2 familjarë: 11.637,86 €
    • Kërkuesi + 3 familjarë: 14.547,33 €
    • Kërkuesi + 4 familjarë: 17.456,79 €
    • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç: 11.637,86 €
    • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe një familjar: 14.547,33 €.

    Kërkesa për leje qëndrimi duhet t’i drejtohet kuesturës së qytetit ku jeton personi me qëndrim të rregullt në Itali përmes kompletit postar duke i bashkangjitur kërkesës të gjitha fotokopjet e parashikuara nga normativat në fuqi (janë të shënuara edhe në fletët shpjeguese të kompletit postar). Familjari do të marrë një leje qëndrimi me të njëjtën kohëzgjatje të dokumentit të familjarit me të cilin është kërkuar bashkimi familjar dhe është e përtëritshme për të njëjtin motiv, nëse kriteret përmbushen akoma në çastin e përtëritjes.

    Për më tepër, leja e qëndrimit për motive familjare mund të konvertohet në leje për punë (pa qenë e nevojshme të pritet një dekret fluksesh) apo në një për motive studimi.

    M. E. Arguello

    ******************************

    Greqi/ Cilat janë  dokumentet  e nevojshme  për  ribashkim  familjar?

     

     

     

    Procedura e  ribashkimit  familjar, koha, afati, vendi dhe kërkesa

     

    Albert Z. ZHOLI

    Për të hyrë në Greqi për motive të bashkimit familjar  një  i huaj  duhet të ketë  një vizë speciale.

    Cilat janë  dokumentet  e nevojshme  për  ribashkim  familjar?

    1. Kërkesë  plotësuese dhe e firmosur si edhe një fotografi e  kohëve të fundit Formulari i jepet falas te interesuarit gjatë  paraqitjes  në Zyrën Konsullore.
    2. Pasaportë  e vlefshme  ose dokument tjetër  udhëtimi  i njohur  nga Greqia  me anën e të cilave lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë  pajisjen  me vizë.
    3. Certifikatë familjare  nga e cila  rezulton  lidhja  familjare e personave të interesuar.
    4. Certifikatë lindjeje .
    5. Certifikatë martese.
    6. Dëshmi penaliteti
    7. Certifikatë shëndetësore  e legalizuar nga autoritet e kompetente  nga e cila  të  rezultojë se i  interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e  cila  në  bazë të  kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore  të Shëndetësisë mund të përbëjë  rrezik për  shëndetin publik.
    8. Kopje të vendimit të bashkimit familjar të lëshuar nga Prefektura  përkatëse (Greke).
    9. Kopje të legalizuara të lejes së qëndrimit dhe e lejes së punës (të vlefshme).

    Të gjitha  dokumentet e lëshuara nga autoritet e shqiptare  duhet të jenë të legalizuara  nga Ministria e Jashtme  e Republikës  së Shqipërisë.

    -Të  gjitha  dokumentet e kërkuara  duhet t’i paraqesë  vetë  i interesuari  ditën e  intervistës.

    -Zyra konsullore  mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos  në rast  dyshimi  për  origjinalitetin e certifikatave  të paraqitura  dhe në  rast e kur  nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të  interesuarit. Procedura e paraqitjes pranë zyrës  konsullore për paraqitjen e  kërkesës  për  lëshimin  e  vizës konsullore.

    -Lëshimi i vizës konsullore bëhet konsullore bëhet vetëm pas intervistimit personal të kërkuesit nga personeli kompetent i Zyrës Konsullore. Kërkesat  pranohen nga e hëna deri të premten pasi më parë është caktuar takimi. Procedura  e mbylljes së  takimit është si më  poshtë :

    -I interesuari për marrjen e vizës, depoziton kërkesën për  caktimin  e takimit duke telefonuar nga Shqipëria, gjatë ditëve që punohet dhe nga ora 08.00-16.00, tek qendra telefonike (04)274577-88, kostoja sipas  tarifave të Albtelekom-it), duke  deklaruar  të dhënat  e mëposhtme:

    1.Emrin dhe mbiemrin

    2.Numrin e  pasaportës.

    3. Datën e Lindjes.

    4.Vendin e lindjes.

    5.Shtetësinë

    6.Numrin e  Telefonit.

       7.Llojin e  vizës së kërkuar