Dokumentet e nënshtetësisë italiane, akti i lindjes, dëshmia e penalitetit dhe kuponi i derdhjes së 200 eurove

    636
    Kush dëshiron të bëhet italian, pas disa javësh do të mund të bëjë gjithçka në internet. Kur shtatorin e shkuar ministri i Brendshëm Angelino Alfano u thirr në Parlament për të justifikuar ngadalësinë e përpunimit të praktikave të shtetësisë, premtoi një revolucion të vogël. “Do të shtojmë personelin që shqyrton kërkesat e do të informatizojmë më shumë procedurën” siguroi. Nuk ka ndonjë të dhënë nëse vërtet janë shtuar (e sa janë shtuar) punonjësit e ministrisë që merren me këto praktika pas premtimit të Alfanos, por përsa i përket informatizimit diçka ka nisur të lëvizë. Në fakt, pas dy muajve do të debutojë kanali i ri për nisjen telematike të kërkesave të shtetësisë. Sot, kërkesat paraqiten dorazi apo me postë të porositur. Nga 18 maji do të jetë e mundur të niset përmes faqeve në internet të Ministrisë së Brendshme. Siç ndodh prej kohësh për të tjera procedura, i interesuari duhet të regjistrohet, e më pas me emër përdoruesi dhe fjalëkalim do të mund të shkojë te formulari që duhet përpiluar e ta nisë online. Formularit do t’i bashkëngjiten, gjithnjë në format elektronik, një dokument identiteti, dokumentet e lëshuara nga autoritetet e vendlindjes (akti i lindjes dhe dëshmia e penalitetit) dhe kuponi i derdhjes së 200 eurove të parashikuara për ata që kërkojnë të bëhen italianë. Pas paraqitjes së kërkesës do të jetë e mundur, siç ndodh edhe tani, të ndiqet online rrugëtimi i saj.
    Sistemi i ri duhet të zgjidhë të paktën një prej problemeve të procedurës aktuale. Në fakt, ata që duan të bëhen italianë duhet më parë të kërkojnë takim në Prefekturë. Këto të fundit, duke qenë se kanë mangësi në personel e mjete, i kanë agjendat thuajse plot dhe, praktikisht, edhe ata që kanë të gjitha dokumentet dhe përmbushin të gjitha kriteret duhet të presin muaj të tërë para se të mund të paraqesin kërkesën. Për një muaj, kanali i ri i paraqitjes online të kërkesave do të bashkekzistojë me kanalet e tjera tradicionale. Por, duke filluar nga 18 qershori do të jetë e vetmja rrugë përmes të cilës do të aplikohet për shtetësinë italiane. Nuk duhet të jetë shumë e ndërlikuar, por sidoqoftë kushdo ka mundësi t’u drejtohet patronateve ku do të gjejnë ndihmë falas për përpilimin e kërkesës. Në disa provinca, siç kishim sinjalizuar edhe ca kohë më parë, sistemi i ri do të hyjë në fuqi akoma më parë. Në Alessandria, Aquila, Cuneo, Firenze, Mantova, Modena dhe Novara, kërkesat e shtetësisë do të mund paraqiten online duke filluar nga data 1 prill, e nga 1 maji, pas plot një muaji “provë”, interneti do të jetë i vetmi kanal i disponueshëm për prefekturat e këtyre provincave
    ***
    Australi/ Si kryhen procedurat e veçanta për disa kategori
    Vizat e Bashkimit Familjar janë viza që merren brenda 10-15 vjetëve
    Duke ju përgjigjur pyetjeve të lexuesve dua të theksoj se në shkrim jepen adresat ku mund të kërkoni. Gazeta ju jep vetëm informim dhe nuk merret me procedurat. Këto janë të dhënat e kërkuara në adresë të gazetës dhe sms nga shumë qytetarë. Ju lutem lexojeni mirë sqarimin dhe shikoni me kujdes adresat. Vizat e Bashkimit Familjar janë viza që merren brenda 10-15 vjetëve ose brenda 2 vjetëve. Tarifat e aplikimit për marrjen e këtyre vizave variojnë nga 1995 deri në 40. 000 dollarë australianë. Vizat e fejesës dhe martesës variojnë nga 9 muaj deri në 2 vjet pastaj aplikohet për rezidencë të përhershme. Marrja e kësaj vize kërkon evidencë mbi takimin fizik të dy personave dhe vazhdimësia e komunikimit të tyre nëpërmjet e-mail apo telefon. Tarifat e vizave për martesë variojnë nga 1995 dollarë australianë.
    Nënshtetësia australiane merret mbasi të keni jetuar 4 vjet në Australi, d.m.th 3 vjet rezidencë të përkohshme dhe 1 vit rezidencë të përhershme dhe respektimi i ligjit. Për të gjitha aplikimet e vizave australiane është shumë e rëndësishme që dokumentet të jenë të rregullta dhe dëshmia e penalitetit të jetë e pastër.
    Adresa:
    Informacione më të detajuara se si mund të shkohet për të jetuar dhe punuar në Australi mund të gjeni në:
    Departamenti i Emigracionit dhe Nënshtetësisë:
    www.immi.gov.au
    www.citizenship.gov.au
    Ku të gjej një agjent emigrimi:
    www.edwinaci.com.au
    Sigal