Dokumentet dhe mënyra e shkuarjes për punësim në Zelandën e Re

    491
    Sigal

     

    Kategoria
    e Migrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet
    dhe përvojën e kërkuar që të punojnë përgjithmonë në Zelandën e Re

     

    PAKETË
    INFORMUESE PËR ZELANDËN E RE 1.

     Informacion bazë

     Kryeqyteti: Wéllington

    Popullsia:
    4,115,771 (vlerësim i korrikut 2007)

    Sipërfaqja:
    270,000 km2

    Monedha:
    Dollari i Zelandës së Re (NZD)

    Niveli
    i papunësisë: 1.5% (vlerësim i vitit 2015)

    2.
    Kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe informacion për vizat


    rast se doni të qëndroni përkohësisht në Zelandën e Re, mund t’ju nevojitet të
    aplikoni për një vizë vizitori ose leje, kur nuk do të studioni ose punoni. Kur
    ju jepet leje, mund të qëndroni në Zelandën e Re deri në nëntë muaj. Kushtet e
    përgjithshme për vizë:


    gëzoni shëndet të mire

     • keni karakter të mirë;


    viza për të cilën po aplikoni përputhet më qëllimet e vizitës suaj.


    pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur
    keni planifikuar të largoheni nga Zelanda e Re

     • prova se keni planifikuar të largoheni nga
    Zelanda e Re; Duhet të vërtetoni se keni plane dhe mjete për t’u larguar brenda
    periudhës së vlefshmërisë së lejes suaj. Prova të përshtatshme mund të
    përfshijnë:


    bileta udhëtimi të blera (të konfirmuara ose me datë kthimi të hapur) për t’u
    larguar nga Zelanda e Re drejt një vendi ku keni të drejtën të shkoni;

    Ose

     • konfirmim me shkrim nga linja ajrore ose nga
    agjencia e udhëtimit se është prenotuar dhe paguar një udhëtim i ardhshëm për
    t’u larguar.


    vërtetim se keni fonde Gjithashtu, është e nevojshme që të vërtetoni se keni
    para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë qëndrimit tuaj. Kjo do të
    thotë se keni minimalisht: – NZ$1000 për person për secilin muaj të vizitës,
    ose – NZ$400 për person për muaj nëse keni paguar tashmë për akomodimin – duhet
    të vërtetoni se e keni bërë këtë pagesë, nëpërmjet dokumenteve si: fatura të
    parapaguara hoteli. 2 Prova të pranueshme të fondeve të mjaftueshme mund të
    demonstrohen në formën e: – parave të thata – çeqeve të udhëtarëve – drafteve
    bankare – kartave të njohura të kreditit të cilat kanë kredit të mjaftueshëm –
    rekomandohet që vizitorët të kenë deklaratë të përditësuar të gjendjes së
    kartës së kreditit – Prova të tjera të pranueshme janë deklarata e një sponsori
    nga Zelanda e Re që merr përsipër të paguajë strehimin dhe jetesën tuaj. –
    Shihni Formularin e Sponsorizimit për të Vizituar Zelandën e Re (NZIS 1025)
    PDF.
    http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/31F1BFFC-2BB2-442D-981A-30FB01F4C18E/0/1025.pdf

     

    Dhënia e Lejes

    Nëse
    ju jepet leje vizitori duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:


    Nuk mund të punoni ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit
    kur kërkoni dhe ju jepet një leje pune).

     • Nuk mund të studioni për më shumë se tre
    muaj ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe
    ju jepet leje studenti).


    Duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re.


    Duhet të qëndroni në Zelandën e Re për aq kohë sa lejoheni nga leja juaj.
    Kontrolloni në këtë link për të parë se ku duhet ta dërgoni aplikimin tuaj për
    vizë:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/visit/visitors/process/default.htm
    3. Imigraconi për qëllime punësimi a) kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të
    punëtorëve të huaj I.

    Kategoria e Migrantëve
    të Kualifikuar

    Kategoria
    e Migrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet
    dhe përvojën e kërkuar dhe të cilët dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë
    përgjithmonë në Zelandën e Re. Ju dhe familjarët tuaj që janë të përfshirë në
    aplikim duhet të plotësoni standardet e mëposhtme.

     • Shëndeti:

    Duhet
    të gëzoni shëndet të mirë. Nëse Shprehja e Interesit pranohet dhe ju ftoheni për
    të aplikuar për qëndrim, do të duhet të kryeni një kontroll tek një mjek i
    miratuar. Aplikimi juaj duhet të shoqërohet nga vërtetime mjekësore dhe
    radiografi të kraharorit për secilin person.

     • Karakteri:

    Duhet
    të keni karakter të mirë. Duhet të sillni një vërtetim nga policia dhe prova
    për të gjithë aplikanët mbi 17 vjeç. Disa persona të cilët kanë kryer krime të
    rënda nuk do të lejohen fare të hyjnë në Zelandën e Re.

     Seksioni 7 (1) i Ligjit për Imigracionin
    paraqet kushtet të cilat ju skualifikojnë.


    Njohuritë e gjuhës angleze: Duhet të flisni mjaftueshëm anglisht. Nëse jeni
    aplikanti kryesor ose jo, duhet të arrini një farë niveli të njohurive të
    gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.


    Regjistrimi profesional: Në disa fusha të punës, do t’ju duhet të siguroni se
    keni regjistrim profesional nëse doni të punoni në Zelandën e Re. Nëse ju
    nevojitet regjistrim dhe nuk e keni, nuk do të mund të punoni në profesionin e
    zgjedhur në kuadrin e Kategorisë së Migrantëve të Kualifikuar. Industritë që
    kanë kërkesa të mëdha për punonjës të kualifikuar përfshijnë:

     • Arsimin


    Shëndetësinë dhe grupet mjekësore


    Teknologjinë e informacionit dhe të komunikimeve


    Bujqësinë dhe zhvillimin e fermave


    Inxhinierinë

     • Tregtinë

    3
    – Lista e Kualifikimeve për Nevoja të Menjëhershme identifikon punët dhe
    kualifikimet që nevojiten në Zelandën e Re, sipas rajoneve. Lista e
    Kualifikimeve për Nevoja Afatgjata tregon zonat ku Zelanda e Re ka mungesa të
    vazhdueshme për persona të kualifikuar. Më shumë informacion në:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/

    II.
    Punësimi për Qëndrim

    Kategoria
    Punësim për Qëndrim ju lejon të merrni një vizë të përkohshme pune dhe/ose
    lejeje si një hap drejt përfitimit të qëndrimit të përhershëm. Aplikantët mund
    të kualifikohen në profesionet e kërkuara në Zelandën e Re ose mund të kenë
    talente të jashtëzakonshme në sporte ose në fushën e artit. Duhet të plotësoni
    disa kritere për të marrë vizë dhe/ose leje pune në kuadrin e kategorisë
    Punësimi për Qëndrim. Në këtë seksion mund të shihni nëse ju nevojitet vizë ose
    leje pune, nëse i plotësoni kriteret dhe se çfarë ju lejon të keni një vizë ose
    leje të llojit Punësim për Qëndrim. Për të hyrë në Zelandën e Re në këto baza
    duhet të:

     – gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter
    të mirë dhe

     – keni një pasaportë që është e vlefshme për
    të paktën tre muaj pas datës kur duhet të largoheni nga Zelanda e Re dhe të
    jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në Zelandë të Re dhe – keni vizën e duhur
    për vizitën tuaj.

     Nëse ju jepet leja e punës duhet të plotësoni
    disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:

    1)
    puna që bëni duhet të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen tuaj

    2)
    duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re

     3) duhet të qëndroni në Zelandën e Re vetëm
    për periudhën e lejuar nga leja juaj. Gjithashtu, përveç plotësimit të kushteve
    për të gjithë aplikantët, duhet të plotësoni edhe kriteret e politikës sipas së
    cilës po aplikoni për vizë ose leje Punësimi për Qëndrim. Politika sipas së
    cilës ju aplikoni varet nga profesioni dhe rrethanat në të cilat gjendeni. Për
    më shumë informacion mbi këtë kategori ju lutemi të shihni:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktoresidence/

     III. Qëndrim prej Punësimit Kategoria Qëndrim
    prej Punësimit është për personat të cilët janë tashmë në Zelandën e Re në bazë
    të një lejeje Punësimi për Qëndrim dhe dëshirojnë të aplikojnë për qëndrim.
    Nëse keni jetuar në Zelandën e Re me një leje pune për dy vjet, plotësoni
    kriteret për të marrë leje qëndrimi në kuadrin e kategorisë Qëndrim prej
    Punësimit. Për të plotësuar kriteret për qëndrim sipas kësaj kategorie, ju dhe
    çdokush tjetër i përfshirë në aplikimin tuaj duhet të plotësoni kriteret e
    shëndetit, karakterit dhe të aftësive të gjuhës angleze. Nëse po përfshini edhe
    partnerin/en tuaj në aplikim, duhet të plotësoni kushtet për njohjen e
    partneritetit. Përveç plotësimit të kushteve të përgjithshme, duhet të
    plotësoni edhe kushtet për kategorinë Qëndrim prej Punësimit në kuadrin e së
    cilës po aplikoni. Kategoria sipas së cilës ju aplikoni varet nga politika
    sipas së cilës ju është dhënë leja Punësim për të Qëndruar. Më shumë
    informacion në:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/residencefromwork/

     IV. Punonjës i një Kompanie që Transferohet

    Nëse
    jeni punonjës kyç i një biznesi që po zhvendos operacionet e tij në Zelandën e
    Re, mund të aplikoni për leje pune dhe pastaj për leje qëndrimi në bazë të
    kategorisë sonë Punonjës i një Kompanie që Transferohet 4 Duhet të:


    jeni punonjës kyç i biznesit që po zhvendoset

     • mos keni mundësi të plotësoni kriteret për
    miratim sipas kategorive të politikave të tjera të qëndrimit për migrantët


    plotësoni kërkesat për shëndetin dhe karakterin


    plotësoni kërkesat për njohuritë e gjuhës angleze

     • paraqisni certifikatë të IELTS


    tregoni se e keni përdorur më parë gjuhën angleze ose se jeni një përdorues i
    aftë i gjuhës angleze (mund t’ju duhet të paraqisni një certifikatë IELTS për
    të konfirmuar nivelin tuaj të gjuhës angleze)

     • Paguani paraprakisht tarifën e shkollimit
    ESOL Më shumë informacion:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/relocatingwithemployer/howdoiapply/

    V.

    Punoni
    përkohësisht në Zelandën e Re


    Kategoria e Punësimit të Përkohshëm Personave të cilët kanë një ofertë pune nga
    një punëdhënës në Zelandën e Re, të kualifikuar në profesione të cilat kërkohen
    në Zelandën e Re dhe që vijnë në Zelandën e Re për një qëllim ose veprimtari të
    caktuar dhe të cilët duan të fitojnë përvojë pune ose të punojnë pasi kanë
    studiuar në Zelandën e Re, mund t’ju jepen viza dhe leje të përkohshme pune.
    Për të hyrë në Zelandën e Re duhet të:


    gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter të mirë dhe


    keni pasaportë të vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur duhet të
    largoheni nga Zelanda e Re dhe

     • jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në
    Zelandë të Re dhe


    keni vizën e duhur për vizitën tuaj.

     Nëse ju jepet leje e përkohshme pune, ju duhet
    të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:


    puna që duhet të bëni të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen
    tuaj


    duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re

     • duhet të qëndroni në Zelandën e Re vetëm për
    periudhën e lejuar nga leja juaj. Për më shumë informacion shihni
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktemporarily/ VI.
    Kategoria e Punësimit për Pushues Nëse jeni në moshën 18–30 vjeç mund të
    plotësoni kriteret për të jetuar në Zelandën e Re nëpërmjet pushimeve gjatë të
    cilave edhe punoni. Për t’ju ndihmuar të gjeni punë në Zelandën e Re – ose para
    ose kur të mbërrini – kemi vendosur një listë me faqe elektronike të cilat do
    t’ju ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për punë. Shumica e këtyre faqeve
    elektronike që ndodhen në këtë listë mund të përdoren pa pagesë dhe do t’ju
    japin informacionin për të cilin keni nevojë për të planifikuar pushimet, për
    të gjetur punë, për të njohur vendin dhe për të kaluar mirë në Zelandën e Re.

    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/

     www.backpackerboard.co.nz

     – Planifikoni dhe diskutoni udhëtimet tuaja,
    shihni veprimtaritë dhe këshillat dhe mësoni mbi kriteret e punësimit për
    pushues. www.bunac.com – Kjo organizatë ndërkombëtare ofron punësim për pushues
    të rinj dhe studentë si dhe ofron mbështetje dhe këshillim gjatë gjithë
    pushimeve www.anyworkanywhere.com – informacion për punësimin për pushues në
    ZR. www.nzjs.co.nz – kërkim për punë në ZR për programe specifike për personat
    me Vizë Punësimi për Pushues VII. Punësim sezonal në industritë e hortikulturës
    dhe të vreshtarisë Llojet e punës sezonale në industritë e hortikulturës dhe të
    vreshtarisë: a) politika për punëdhënësit e njohur sezonalë (PNJS) 5 Politika
    jonë për Punëdhënësit e Njohur Sezonalë është për punonjësit nga vendet e tjera
    që vijnë të punojnë në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë.

    Ju
    lutemi të shihni kriteret dhe procedurat për dhënien e lejes së këtij lloji.
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/rse/
    b) Tranzicioni drejt Politikës së Punëdhënësve të Njohur Sezonalë (TPNJS)
    Politika Tranzitore e Punonjësve të Njohur Sezonalë (TPNJS) lejon persona që
    aktualisht ndodhen në Zelandën e Re të punojnë për punëdhënës të cilët janë
    duke filluar të përdorin politikën e PNJS. Ju lutemi të shihni kriteret dhe procedurën
    për të dhënë këtë lloj lejeje:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/trse/default.htm

    c)
    Skema e Punësimit për Pushues (SPP) Skema e Punësimit për Pushues lejon një
    numër njerëzish nga vende të caktuara ndërmjet moshave 18 dhe 30 vjeç të vijnë
    në Zelandën e Re dhe të bëjnë punë të përkohshme. Ju lutemi t’i referoheni:

    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/

     d) Zgjatja e Afatit të Punësimit për Pushues
    (ZAPP) Zgjatja e afatit të Punësimit për Pushues është një leje e re për të
    cilën mund të aplikojnë personat që kanë aktualisht leje për punë gjatë
    pushimeve në fund të qëndrimit të tyre nëse kanë kryer tre muaj punë sezonale
    në industrinë e hortikulturës dhe vreshtarisë gjatë punësimit të tyre si
    pushues. Për më shumë informacion, shihni faqen e mëposhtme elektronike:
    http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/workingholidaymakerextensionpermit.htm