Dogji kartona për t’u ngrohur afër Parlamentit, një i “pastrehë” alarmon policinë

529
Një i pastrehë ka alarmuar policinë në Tiranë.
Ai ka djegur disa kartonë për tu ngrohur, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje afër godinës së Parlamentit, aty ku sot deri në orët e vona është zhvilluar edhe seanca plenare.
Si për ironi të fatit , ky i pastrehë që ishte shtrirë në rrugë nuk i ka bërë përshtypje asnjë politikani të veshur me  firmato e me makina luksoze, derisa si rrugë të vetme për të mbijetuar kishte zgjedhur djegien e kartonëve.
Aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ka postuar këtë video, ku duken policët e armatosur që marrin në pyetje personin e pastrehë, ndërsa jep edhe një mesazh.
Sigal