Dogana që është kthyer në tmerrin e biznesmenëve

1242
Sigal

Dhjetëra kompani nga Elbasani zhvendosin aktivitetin drejt Durrësit, Tiranës e Pogradecit

Pavarësisht masave dhe disa reformave radikale të cilat duhet evidentuar se kanë ndikuar për mirë në krejt sistemin doganor në Shqipëri, duhet thënë se ndoshta e vetmja mbetet dogana e Elbasanit, ku asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo situate ka mbetur ashtu si dikur, dhe ata që mbeten të persekutuar dhe të pakënaqur mbeten biznesmenët. Mjaft firma dhe kompani private kryesisht të biznesit të madh, prej afro 6 muajsh e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre dhe zhdoganimet i bëjnë jo në Elbasan, por në Durrës, Qafë-Thanë apo dhe Tiranë. Kjo ka ndodhur pasi në doganën e Elbasanit ka akoma doganierë që vegjetojnë akoma edhe sot të cilët pavarësisht se qysh në vitin 1993 apo 1995, janë larguar nga vendi punës për “shpërdorim detyre dhe korrupsion”, vazhdojnë akoma edhe sot e kësaj dite të persekutojnë bizneset, ti trajtojnë ata si qytetarë të dorës së tretë, dhe ti detyrojnë ata të japin ryshfet për çdo kamion që zhdoganojnë. Prej disa muajsh, mjaft administratorë të firmave dhe kompanive të klasifikuara si biznes i madh, kanë nisur letra, peticione dhe sms drejt kreut të Financave, kreut të Kuvendit, dhe Kryeministrit vendit, ku akuzojnë doganierë të cilët deklarohen se “nuk ka drejtor dhe ministër që na largojnë nga puna”. Duke u mbrojtur pas personave dhe familjarëve, ku dikush prej tyre i ka edhe me mandat deputeti, këta doganierë e kanë kthyer institucionin në çiflig, duke mos zbatuar as ligjet dhe as rregulloret e Drejtorisë Përgjithshme të Doganave. Disa prej tyre duke qenë në pozicionin kyç të doganës në Elbasan në sektorin e Pranim Referencave e kanë kthyer këtë institucion në ferrin e bizneseve në këtë qytet. Mjaft biznesmenë shprehen se “ajo që ndodh në doganën e Elbasanit, nuk ndodh në asnjë doganë të vendit, shihemi dhe trajtohemi si kafshë, na bëhet presion, na përmenden ligjet e shtetit kur ne i njohim më mirë se doganierët e punësuar, dhe kjo ndodh me ne që i paguajmë shtetit deri në qindarkën e fundit taksat dhe detyrimet monetare”. Ata shprehen se, “prej disa muajsh zhdoganimet i bëjmë në Durrës, Tiranë, apo Qafë-Thanë, kemi marrë tmerr nga doganierët e Elbasanit”. Ata i bëjnë apel ministrit të Financave,. Drejtorisë Përgjithshme të Doganave dhe Kryeministrit, të bëjnë reforma radikale në doganën e Elbasanit, e cila është e molepsur nga korrupsioni, paaftësia dhe klientelizmi. Mbushja e doganës së Elbasanit me të afërm deputetësh, dhe ministrash, e ka kthyer atë institucion në vatër korrupsioni. Ajo që ndodh me biznesmenët në doganën e Elbasanit, nuk ndodh në asnjë doganë të vendit. Ky është një turp dhe skandal i madh, në një kohë kur DPD dhe Ministria e Financave, Kryeministri i vendit, ri përsërisin çdo ditë thirrjen e tyre “Denonconi Korrupsionin”, në doganën e Elbasanit, ky fenomen ndodh ditën me diell dhe hapur fare. Nuk ke shansin të zhdoganosh mallin tënd në rast se nuk jep bakshishin e majmë. Ndodhe që malli të hidhet në tokë, vonohesh me orë dhe me ditë, dhe humbja është disa fish më e madhe. Dogana e Elbasanit e mbushur në 90 për qind të saj me militantë të partive aleate të koalicionit të majtë, punon sikur të ishte në 1997, kur asokohe shteti ishte në kaos dhe amulli totale. Kjo situatë duhet të marrë fund, duke larguar e penalizuar abuzuesit dhe të korruptuarit që fshihen dhe zhvatin para nën petkun e partisë, deputetit apo ministrit në këtë doganë. Rilindja erdhi n ë pushtet sepse deputetët e PD-së vendosnin gjoba biznesit që në momentin kur futeshe në territorin e Elbasanit, gjatë rrugës dhe deri në mbërritjen n ë doganë. Kishte deputet ë q ë merrnin nga 15 mijë euro biznesmen ëve, në këmbim të fshehjeve t ë materialeve dhe pas tre javësh i dërgonin përsëri grupet e krimit ekonomik për tu marr ë edhe qindarkën e fundit. Kjo kohë perëndoi dhe Elbasani ashtu si shumica e shqiptar ëve votoi për Rilindjen, me shpresën që këta batakçinj që përdoreshin si mashë nga deputetët e djathtë të mos përdoren edhe nga deputetët e majtë për të njëjtat maskarallëqe. Kryeministri Rama duhet të vihet ne dijeni për faktin që ka doganierë që shkojnë në mes të orarit të punës dhe zbrazin xhepat në shtëpi dhe kthehen përsëri në punë. Kjo kohë duhet të marrë fund njëherë e mirë. Mjafton të verifikohen bizneset e doganierëve dhe konkluzionet dalin vetë.