Dobitë shëndetësore të ndalimit të duhanpirjes

587
Rreth dobive shëndetësore të ndalimit të pirjes së duhanit shkruan Dr. Agon F. Bislimi. Ai përshkruan dobitë e ndalimit të pirjes së duhanit nga koha 20 minuta deri në 6 muaj. Për më shumë lexo më poshtë.
20 minuta
Shtypja e gjakut dhe pulsi fillojnë të kthehen në normalitet.
1 orë
Qarkullimi juaj i gjakut fillon të përmirësohet.
Duart dhe këmbët e tua fillojnë të jenë më të nxehta.
8 orë
Përqëndrimet e nikotinës dhe monoksidit të karbonit ulen.
Oksigjeni në gjakun tuaj kthehet në vlera normale.
1 ditë
Mushkëritë e tua fillojnë të punojnë më mirë.
Monoksidi i karbonit largohet nga trupi juaj.
2 ditë
Shqisa e shijimit dhe shqisa e nuhatjes përmirësohet.
Nikotina largohet nga trupi.
3 ditë
Frymëmarrja bëhet më e lehtë.
Nivelet e energjisë suaj rriten.
2 javë
Simptomat e tërheqjes fillojnë të lehtësohen.
Ecja dhe punët e përditshme bëhen më të lehta për t’i kryer
1 muaj
Simptomat e tërheqjes ndalen.
Frymëmarrja dhe nivelet e energjisë tuaj vazhdojnë të përmirësohen.
6 muaj
Rreziku nga sulmi në zemër, kanceri dhe sëmundjet e tjera të shkaktuara nga pirja e duhanit fillon të ulet./Dr. Agon F. Bislimi
Sigal