“Dita e të Moshuarve”, Bashkia ofron transport dhe kafe falas për pensionistët

    375
    Bashkia e Tiranës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, ka improvizuar në ambientet e jashtme të godinës një bar-kafe për pensionistët. Këta të fundit duket që e kanë mirëpritur ftesën dhe kafen e Bashkisë, pasi shumë prej tyre kanë mbushur karriget në bar- kafen e saj. Në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve”, të gjithë atyre që kanë mbushur moshën e pensionit, do t’u ofrohet transport publik falas në linjat e Tiranës. Megjithatë, të moshuarit nuk duhet të harrojnë që të marrin me vete edhe librezat e shëndetit.
    Sigal