Disiplina e FSHF-së, “këmba-këmbës” tifozëve të Flamurtarit, dje “Pretenca 2”

543
Nga Agron KAJA
FUTBOLL/ Pas dënimit me katër ndeshje pa spektatorë, klubi vlonjat ka marrë dje një tjetër faturë financiare
Dje, në FSHF është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës, i cili për nga numri i vendimeve që ka marrë, 17, duket se ka pasur shumë punë. Sepse janë dhënë masa ndëshkimore për klube, skuadra e futbollistë nga të gjitha kategoritë, që do të thotë se java e kaluar, e më gjerë, nuk kanë shkuar mirë sa i përket zbatimit të rregullores në fushë e në shkallët e stadiumit. Por, mbi të gjitha këto vendime, bie në sy gjoba ndaj 200 mijë lekësh ndaj Flamurtarit, këtë herë për sjellje të gabuar të tifozëve, edhe pse luanin në transfertë ndaj Partizanit. Atë ndeshje vlonjatët e fituan 1-0, por fitorja duket se i ka “rënduar” shumë vendimmarrësit, të cilët i janë përveshur me gjobën, deri diku të majme. Ndërkohë që në mbrëmjen e djeshme, burime në klubin e futbollit vlonjat, pohuan për gazetën “Telegraf” se tashmë me FSHF-në gjërat janë të qarta, dhe nuk merren me të, por që ky burim zyrtar kërkoi që të mos identifikohej. Gjithsesi, një gjobë që më shumë se sa ana financiare, rëndesa është e madhe për tifozët e skuadrës vlonjate edhe në transfertë. Ata janë kësisoj më të penalizuarit, sepse pas katër ndeshjeve në stadiumin e tyre, gjoba do të frikësojë që të shkojnë ta shohin skuadrën e tyre në ndeshjet në transfertë. Ndërkohë, në ndëshkimet e tjera, në Kategorinë Superiore është dënuar futbollisti Sefgjini i Laçit për 5 (pesë) ndeshje, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit. Ndërsa me të njëjtin motiv është gjobitur edhe Tomori në Kategorinë e Parë, por me 100 mijë lekë, ndërsa në këtë kategori, trajneri i Besës, Ndriçim Kashami dhe futbollisti i tij Ervis Kaja, pezullohen për 2 (dy) ndeshje. Por, duke e parë gjithë këtë pasqyrë dënimesh nga KD në FSHF, natyrisht që shqetësimi shkon përtej masës financiare, apo ndeshjeve që individët pezullohet. Më shumë se 11 masa janë futbollistë të rinj të moshës U19 vjeç, që do të thotë se e ardhmja e futbollit tonë ende nuk është mësuar që të luajë me rregulla. Nuk absolutizohen gabimet në fushën e lojës, por të tilla si goditje me grusht kundërshtarit e protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, janë rregulla që jo vetëm futbolli i kërkon që të zbatohen. Gjithsesi, kjo javë mbetet një nga “BIG”-ët e numrit të dënimeve, duke trokitur ndoshta në lodhjen jo vetëm fizike të aktorëve e faktorëve në lojën e futbollit tek të gjitha kategoritë e topkëmbës shqiptare.
Një gjobë që më shumë se sa për anën financiare, rëndesa është për tifozët e skuadrës vlonjate edhe në transfertë. Ata janë kësisoj më të penalizuarit, sepse pas katër ndeshjeve në stadiumin e tyre, gjoba do t’i frikësojë që të shkojnë ta shohin skuadrën e zemrës në ndeshjet në transfertë
Disa ndëshkime
1.“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mijë) lekë.
2. Lojtari i KF “Laçi”, Taulant Sefgjini, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Besa”, Ervis Kaja, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF “Apolonia” paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.
5. Zyrtari i KF “Apolonia”,Ndriçim Kashami, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. KF “Tomori”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë me masën 100,000 (njëqind mije) lekë. 
Ndeshjet-Java e 9-të
Të shtunën, 04.11.2017 
Luftëtari-Lushnja 14:00
Kamza-Partizani 14:00
Teuta-Laçi 17:00
Të dielën, 05.11.2017 
Vllaznia-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 8 22
2.Kukësi 8 17
3.Flamurtari 8 15
6.Kamza 8 12 
4.Partizani 8 11
5.Laçi 8 10
7.Teuta 8 7 
8.Vllaznia 8 6
9.Luftëtari 8 5
10.Lushnja 8 5
GOLASHËNUESIT
6 gola: Bakaj (3p) (Kukësi) 
5 gola: Bushiç (Flamurtari), Lilaj (5p) (Skënderbeu) 
4 gola: Alijev (Kukësi), 
3 gola: Raçiç (1p) (Kamza), Rexhinaldo (1p) (Laçi), Taku, Soue (Skënderbeu) 
2 gola: Abazaj, Bregu (Luftëtari), Xhixha (Laçi), Hila (1p), Lena (Teuta), Sukaj (1p), Trashi (Partizani) , Sefa (Lushnja), Kale, Guri (Kukësi), Atsina (Vllaznia)
1 gol: Shkodra, Muzaka, Dita, Jashanica, Xhejms, Gavazaj (Skënderbeu), Çyrbja, Shehaj, Dosti, Latif, Dediç (Teuta), Alvesh, Musta, Bicaj, Hoxhaj (Flamurtari), Kallaku, Eskuedra, Lushkja, Fangaj, Souza (1a), Ozuni (Laçi), Et’hemi (Kukësi), Hasani, Gocaj (Vllaznia), Gava, Marku (Lushnja), Rezi, Plaku (Kamza), Basrak (Partizani) 
Autogola: Gava (Lushnja), java e parë Lushnja-Vllaznia; Fangaj (Laçi), java e tretë Kukësi-Laçi; Frashëri (Kamza), java e katërt Kamza-Teuta; Soza (Laçi), java e pestë Skënderbeu-Laç 
Tradita lushnjare, tifozë edhe në stërvitje
Gjatë këtyre ditëve stërvitore të ekipit të Lushnjes me trajnerin Hysen Dedja, nuk është harruar edhe “zakoni” tradicional i tifozerisë edhe në seancat stërvitore. Kjo nuk i ka shpëtuar Dedjes, i cili kërkon ta motivojë skuadrën, duke deklaruar se duhet ta rikthejmë spektatorin në shkallët e stadiumit. “Pashë tifozë nëpër tribuna, dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Me punën dhe me djersën e këtyre djemve, bashkë me mua dhe me stafin, do synojmë që këtë spektator ta rikthejmë edhe një herë. Do të jetë objektivi më i madh për ne”, u shpreh trajneri Hysen Dedja pas seancës stërvitore.
KATEGORIA E PARË

Dy sfidat e vështira, të dielën në Krujë dhe Fier
Java e shtatë e Kategorisë së Parë, zyrtarisht nuk do të luhet ditën e premte, sikundër edhe është luajtur në gjashtë javët e kaluara, pas vendimit që FSHF-ja mori këtë fillim/javë. Duke e parë në këndvështrimin e lojës së ndershme, institucioni I futbollit shqiptar e ka bërë të shtunën si ditë të kësaj kategorie, madje edhe me sfidat më të “nxehta” edhe ditën e diel. Dhe pikërisht këto ndeshje janë më të veçantat e kësaj jave të shtatë, ku në Grupin A do të luhet Apolonia-Tomori, ndërsa në Grupin B, Kastrioti-besëlidhja. Janë realisht krye/sfidat e kësaj jave, pa larguar vëmendjen tek ndeshjet e tjera, ku Tirana kryesuese do të presë në “Selman Stërmasi” Bylisin e vendit të dytë në Grupin B, apo ndeshja që do të luhet në Rrogozhinë, Egnatia-Erzeni. Pozicionimi që kanë skuadrat në renditje, I vlerëson të gjitha ndeshjet të vështira, por duke ju rikthyer dy sfidave në Fier dhe në Krujë, le të kujtojmë se janë skuadra të cilat kanë luajtur edhe në Kategorinë Superiore, madje kanë fituar edhe trofe. Gjithsesi, duke e quajtur si një javë me ndeshje interesante, surprizat ndoshta do të jenë më të pranishme vetëm në këto dy supersfida, të cilat edhe në gazetën “Telegraf” do të lenë “shenjën” e tyre.
Ndeshjet-Java e shtatë
GRUPI A
Datë 4 nëntor 2017 
Burreli-Tërbuni 14:00
Egnatia-Erzeni 14:00
Vllaznia B-Besa 14:00
Korabi-Dinamo 14:00
Datë 5 nëntor 2017 
Kastrioti-Besëlidhja 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 5 14
2.Besa 6 12
3.Erzeni 6 10
4.Besëlidhja 6 11
5.Egnatia 6 10
6.Dinamo 5 8
7.Korabi 6 8
8.Tërbuni 6 3
9.Vllaznia B 6 2
10.Burreli 6 3

GRUPI B
Datë 4 nëntor 2017 
Tirana-Bylis 14:00
Shënkolli-Turbina 14:00
Iliria-Shkumbini 14:00
Pogradeci-Naftëtari 14:00
Datë 5 nëntor 2017 
Apolonia-Tomori 13:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 6 18
2.Bylis 6 12
3.Apolonia 6 11
4.Tomori 6 8
5.Shkumbini 6 8
6.Shënkolli 6 7
7.Iliria 6 6
8.Pogradeci 6 6
9.Turbina 6 4
10.Naftëtari 6 3
Sigal