Digjet tregu industrial në Laç, tregtarët: Gjetëm bidonë benzine

523
Sigal

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme te shumta materiale.

Tregu industrial është rreth 800 metra dhe në të shiten veshmbathje të ndryshme.  Mësohet se në momentin që ka rënë zjarri nuk ka pasur energji elektrike.

Nuk dihen ende shkaqet  zjarrit, por policia dyshon se ai ka qenë i qëllimshëm. Tregtarët shprehen se ka pasur prej kohësh konflikt mes pronarit të tregut industrial si dhe pronarëve të tokës.

Gjithashtu tregtarët kanë gjetur edhe një bidon benzinë të cilin policia e ka sekuestruar si provë materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.