Digjen 21 milionë dollarë uniformat e policisë

    417
    Sigal

    Në pikun e vapës, në vend të këmishave, policët mbajnë veshur triko të trasha

    Groposja e mijëra këmishave e artikujve të tjerë të veshmbathjes së policisë me një vlerë afro 21 milionë dollarë për shkak se janë jashtë standardeve, është skandali i radhës në Ministrinë e Brendshme. Teksa Hysni Burgaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrin (Nr.456/14 datë 23.03.2012) për grumbullimin e këmishave e artikujve të tjerë në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik në Mullet për asgjësim, efektivat e policisë që ne shohim çdo minutë e çdo orë të ditës në rrugë, edhe pse është piku i vapës, në vend të këmishave verore, mbajnë triko të trasha. Përtej këtij fakti skandaloz, fatura e madhe e dëmit i mbetet policisë (shtetit), pasi specialistët pohojnë se, “Artikujt (veshmbathja) e porositur janë marrë në dorëzim tek prodhuesi nga porositësi kundrejt procesverbalit përkatës, ndërkohë që, 5 specialistë  të ministrisë, kanë qenë pjesë ekspertëve të kontrollit gjatë prodhimit”. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ‘frytshëm’ me Universitetin (Mbikëqyrësi), shkatërron uniformën e re të policisë së shtetit. Pasojat morale (policët sot në vend të këmishave veshin bluza) dhe ekonomike janë të mëdha… Referuar dokumenteve e gjendjes në fakt, mallrat janë jashtë parametrave teknik…”,- pohon Sokrat Boçi, eksperti Teknik Legjitim në Aktivitetet e Standartizimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Standartizimit.

    DOKUMENTET