Dibër, qentë endacakë i marrin jetën 58-vjeçares

456
Një grup qensh kanë sulmuar dhe kafshuar deri në vdekje një grua në moshën 58-vjeçare, në fshatin Bllancë në Dibër. Sipas një banori të fshatit, gruaja është sulmuar nga qentë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku ka ndërruar jetë. Banorët e këtij fshati dhe fshatrave tjerë ankohen nga prania e madhe e qenve endacakë.
Sigal