Dhunoi bashkëshorten, prangoset 38 vjeçari

648
Një 38 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Dhëmbi, 38 vjeç, banues në Ersekë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.11.2017, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.DH, 31 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal