Dhunimi i shefit të regjimit të burgut 313, zbardhet dëshmia e Purës: Më goditën në kokë dhe më pas …

654
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje dhunimin e shefit të regjimit në burgun 313, Bledar Pura. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Freskut në kryeqytet.
Gjendja e Purës aktualisht është përmirësuar, ndërsa ndodhet në pavionin e Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës.
Mjekët po planifikojnë një ndërhyrje në krah për shkak të një frakture të rëndë, ndërsa ndodhet nën efektin e qetësuesve.
Në dëshminë e tyre, familjarët e Bledar Purës, ndërsa ata shprehen se ai ka konflikte me askënd.
Dje është marrë dhe dëshmia nga policia e Purës, i cili ka thënë se sapo kishte dalë nga shtëpia e tij për të shkuar në punë është sulmuar.
“Kam qenë me kokën poshtë duke pare telefonin. Dita nuk kishte zbardhur plotësisht kur një
person më afrohet përballë dhe me godet në koke ndërsa 2 të tjerë nga pas. Nuk kam parë asgjë”, mësohet se ka thënë Bledar Pura për oficerët e policisë.
Sigal