Dhunë në Katalonjë, Spanja pengon referendumin

565
Kryebashkiakja e Barcelonës tha se të paktën 760 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve të ashpra, ndërsa policia tenton të ndalojë votimin në referendumin e Katalonjës për pavarësi.
Përmes një postimi në Twitter, veç bilanci të të plagosurve, kryebashkiakja Ada Colau dënoi veprimet e policisë kundër popullsisë së pambrojtur. Qeveria spanjolle ndërkohë është e vendosur që të ndalojë referendumin që javë më parë u shpall i jashtëligjshëm edhe nga gjykata kushtetuese. Me mijëra policë shtesë u dislokuan në Katalonjë për referendumin dhe ndaluan njerëzit që të votonin duke sekuestruar fletët dhe kutitë e votimit. Por po aq të vendosur kanë qenë edhe më mijëra katalanas që kanë mbrojtur qendrat e votimit dhe janë përballur me policinë për të drejtën e tyre për të votuar.
“Gjyshër, fëmijë, femra dhe kushdo tjetër duke qarë. Po vuajmë, por pse? Sepse duam të votojmë, duam demokraci, duam të kemi të drejta”, thotë një protestues.
“Befas policia na sulmoi brutalisht. na goditën me shkopa gome, mburoja dhe plumba gome. Por ne do të vazhdojnë të luftojmë”, shprehet një tjetër.
“Imazhi i shtetit spanjoll vazhdon të përkeqësohet. Sot shteti spanjoll humbi edhe më shumë se c’kishte humbur, ndërsa ne, qytetarët e Katalonjës kanë fitur edhe më shumë se c’kishim arritur”, thotë Carles Puigdemont, Presidenti i katalonjës.
Por sipas autoriteteve në Madrid, policia ju përgjigj siç duhet situatës së krijuar dhe thjesht po bën detyrën e saj. Sipas ekspertëve, pavarësisht ndalimit të pjesshëm të referendumit, pamjet në rrugët e katalonjës do të bëjnë që edhe më shumë katalanas të tjerë të mbështesin pavarësinë dhe problemi do të vazhdojë të mbetet aty në dyert e qeverisë spanjolle.
Sigal