Dhimitër Shuteriqi:Rrëfimi i Ali Asllanit për vdekjen e Ismail Qemalit

    390
    Sigal

    Vizitoj Ali Asllanin në shtëpi, bashkë me Odhise Paskalin dhe Myneverin. Ka tre muaj që është sëmurë nga një virozë dhe është e para herë që e vizitoj. Më vjen zor se nuk di si të shfajësohem që si shkova më parë. Po vetëm këto ditë e kam marrë vesh se është sëmurë, nga piktori Abdullah Cangonji, i cili më shoqëron dhe ai. Aliu është tretur e bërë sa një dorë. Tani është më mirë, thotë. Pjesa më e madhe e ujit që kishte mbështjellë në bark, i kaloi. Është për t’u habitur se si e mban këtë sëmundje fatale, 84 vjeç (“jam 86 sipas hexhirës, thotë, i vitit 1299”).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf