Dhimbja therëse e ngërçit, ja si ta “zbusni” me dy veprime të thjeshta

749
Ngërçi i muskujve është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e muskujve në trup
Periudhat e gjata të ushtrimit ose të punës fizike, veçanërisht në mot të nxehtë, mund të çojnë në shfaqjen e ngërçit në muskuj.
Por edhe disa ilaçe dhe probleme shëndetësore mund të shkaktojnë ngërç të muskujve.
Shumica e rasteve të ngërçit ndodhin në muskujt e këmbëve, veçanërisht në zonën e kofshës. Përveç dhimbjes së papritur dhe të mprehtë, mund të ndjeni ose shihni edhe një gungë të fortë të indeve të muskujve nën lëkurën tuaj.
Por si t’a “zbusni” këtë dhimbje therëse?
Ekspertët këshillojnë që sapo e ndjeni dhimbjen, zhvishni këmbën e prekur dhe shtypni shputën e zbathur të këmbës në dysheme. I ftohti dhe sipërfaqja e sheshtë do t’ju sillen në normalitet për pak sekonda.
Nëse ju kap gjatë natës, tërhiqni drejt vetes gishtat e këmbës së prekur dhe dhimbja do të kalojë shumë shpejt.
Sigal