Detyra e parë që duhej zgjidhur pas themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës

1911
Nga Enver MEMISHAJ

– Vijon nga numri i kaluar –
Në kuadër të dhjetorit ’90 që solli ndryshimet epokale

Atje në shtëpinë e Kujtim Ziajit u mblodhën njëmbëdhjetë vetë: 
Afrim Jupi, (1943) Nga pamja e jashtëme i ngjante shqiponjës së flamurit,
Roland Tafili, (1950) Dukej si përfaqësues i inteligjencës njerëzore,
Hasko Hoxha, (1950) Nga portreti tij buronte buzëqeshja, që të kujtonte atë thënien e famshme të Rusoit se një fytyrë që nuk qesh nuk është kurrë e mirë,
Ventigjar Hamzaraj (1923- 1999) Ishte më i moshuar ndër 11 burrat e mbledhur në këtë shtëpi, 
Alred Ziaji (1961) Ishte përfaqësuesi tipik i mençurisë dhe guximit të rinisë vlonjate,
Bilal Çela, (1939) Ishte shembulli intelektualit që di të çajë dhe të ngrihet lart edhe në diktaturë, 
Manol Bono, (1939) Prej tij buronte urtësia, nuk dinte të nxitohej, dinte vetëm të jepte mendime të mençura. 
Aleks Tahiri, (1950) Llafosej avash për të treguar se çdo fjalë e gdhëndte mirë para se ta nxirrte nga goja. 
Bujar Borshi, (1948) I përkiste një familje arsimtarësh me tradita të mira atdhetare.
Vilson Çipi, (1952) Mesuesi i nderuar në Vlorë.
Maksim Hitaj (1949) Është qytetari që di të nuhatë se nga është e drejta, 

Nga Tirana, kishin ardhur të deleguar: Gramos Pashko, Arben Imami, Neritan Ceka, i cili deklaroi se nuk ishte anëtar i PD-së, por vetëm simpatizant i saj dhe studenti Erkole Sava. Kishin ardhur aty me një qëllim: Themelimin e Partisë Demokratike. 

Është e nevojshme të shohim, përbërjen dhe prejardhjen e themeluesve dhe të atyre që u aktivizuan në radhët e Partisë Demokratike, që ditën e nesërme të themelimit.Të nëntë themeluesit si edhe anëtarët e PD-së të ditëve të para ishin njerës të shkolluar, sepse vetëm njerëzit e shkolluar janë në gjendje të kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit, ata kanë kohë të mendojnë për ndryshimin, ndryshe nga punëtori dhe fshatari dhe ndryshe nga teoritë komuniste që e vënë punëtorin dhe fshatarin në themel të ndryshimeve. Edhe kushtet historike shoqërore që ndodhën ndryshimet epokale janë të ndryshme nga kushtet e mëparshme që gjithashtu kanë sjellë ndryshime dhe përmbysje të mëdha.Të parë në tërësinë e tyre, të njëmbëdhjetë këta burra formonin një mozaik të shoqërisë sonë të viteve `90, që plotësonin njeri tjetrin: Intelektualë, të persekutuar politikë, përfaqësues të ish-shtresave të pasura, bij punëtorësh e fshatarësh. Njohuritë e tyre për një shoqëri demokratike ishin të kufizuara dhe ata mësuan duke ecur përpara. Ata nuk u treguan të egër me të kaluarën, por me intuitën e tyre, zgjuarsinë dhe dashurinë për Shqipërinë mendonin në çdo hap se çfarë duhet të bënin për të ardhmen. Pasi diskutuan si të deleguarit edhe të pranishmit, edhe pse kishte mendime të kundërta si për kthimin e pronave, mbrojtur nga Bujar Borshi dhe Ventigjar Hamzaraj, pavarësisht nga rezervat që patën grupet ndaj njeri tjetrit, pranuan dhe vendosën të gjithë njëzëri, themelimin e Partisë Demokratike të Vlorës. Për këtë akt u mbajt edhe proçesverbali përkatës prej Roland Tafilit, i cili u firmos nga nëntë vetë: Afrim Jupi, Hasko Hoxha , Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Alred Ziaji, Bilal Çela, Manol Bono, Aleks Tahiri, Bujar Borshi. Kryetar i partisë u zgjodh Afrim Jupi, dhe sekretar Roland Tafili. Pas pesë ditëve, ndërsa po përgatitej mitingu madhështor i 6 janarit 1991, u pa e nevojshme që në kryesinë e PD-së të shtoheshin edhe dy veta: Petrit Stefa si përfaqësues i intelektualëve vlonjatë i propozuar nga Roland Tafili dhe Nexhat Veipi si përfaqësues i shoqatës atdhetare dhe kulturore “Çamëria” i propozuar nga kjo shoqatë. Të dy këta me përkushtimin dhe autoritetin që kishin në Vlorë dhanë një ndihmesë të madhe për shtrirjen e PD-së në të gjith rrethin e Vlorës dhe në ngritjen cilësore të punës së saj.

Fillimisht mbledhjet e PD-së janë zhvilluar pothuajse ilegalisht në shtëpinë e Kujtim Zijait dhe më pas në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt në lagjen “Muradie”, pranë xhamisë monument kulture. Mbledhje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e Afrim Jupit, atje janë bërë edhe takime të Sali Berishës me drejtuesit e PD-së. Menjëherë pas themelimit të Partisë Demokratike erdhën dhe u bënë aktivë: Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Teuta Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Gëzim Zilja, Teuta Zilja, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Ardian Taska, Kosta Koçi, Ymer Yzeiri, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule , Zoi Bisholla, Sofika Bisholla, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj etj, etj.

Alfred Ziaji, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho dhe Koto Zilja e kthyen të gjithë skuadrën e futbollit “Flamurtari” me PD-në dhe jo vetëm me PD-në por shumë aktive që u dalluan dhe gjatë gjithë kohës. Kur e kam pyetur Afrim Jupin dhe Roland Tafilin, se cilët ishin ata qytetarë që duhet të përmenden se erdhën që të nesërmen në Partinë Demokratike të dy më janë përgjegjur: Ishin lumë njerzish dhe ne s`mund të veçojmë asnjë. Kjo, pra, ishte qytetaria vlonjate.
Formimi i seksioneve të partisë demokratke. 
Detyra e parë që duhej zgjidhur pas themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës ishte themelimi i seksioneve të Partisë Demokratike, kjo detyrë ishte shtruar edhe nga qendra gjatë takimit që kishin bërë grupet e ndryshme. Prandaj themeluesit dhe simpatizantët e tyre shpërndanin autorizime dhe formularë për t`u plotësuar me ata që dëshëronin të ishin anëtarë të partisë së re. Seksioni i parë i Partisë Demokratike në Vlorë u formua në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit, të nesërmen e themelimit të Partisë Demokratike pra më 30 dhjetor 1990, me këta themelues: Afrim Jupi, Manol Bono, Afërdita Dervishi, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj, Asllan Shakaj, Nexhat Veipi, Sotiraq Ceko, Ismet Rakipi, Ylli Mërkuri, Dasho Avdullaj, Ilia Simoni. Punonjësit e Uzinës së Sodës dhe PVC -së qenë të dytët që formuan nën drejtimin e Dashamir Frakullës, Ferdinand Sulës, Dukë Abazit, Marenglen Dervishit. Flamur Liços, Spiro Gjinit, Llambi Petos etj seksionin e Partisë Demokratike. Mbledhja e formimit është bërë në repartin elektrik, repart pararojë dhe njerëzit vinin në mbledhje një nga një që të mos binin në sy, sepse frika ekzistonte në çdo hap që hidhnin njerëzit në atë kohë. 

Në Ndërmarjen e Grumbullim Përpunim Drithit, seksioni u formua pas datës 6 janar 1991, nën udhëheqien e Pajtim Xhelos, Lefter Berdos dhe Fatmira Jakupi, propganduese e zjarrtë e idealeve demokratike, Enver Memishaj, Vaso Suli, Panajot Meksi. Aktiv kanë qenë edhe Bashkim Qejvani, Tomorr Billa, Hamide Ademi, Gjenovefa Qirko, Vladimir Sopiqoti, Sezai Kofina etj.

Mbledhja e parë e seksionit është bërë në zyrën e furnizin shpërndarjes. Janë dy anëtarë të këtij seksioni Pajtim Xhelo dhe Enver Memishaj, të cilët themeluan gazetën “Zgjimi”, organin zyrtar të Partisë Demokratike. Në Fabrikën e Çimentos para datës 6 janar 1991, Fatos Veipi, Mario Sota, Kasëm Mahmuti, Gëzim Bani në zyrën e inxhinierit mekanik formuan seksionin e parë të kësaj fabrike të Partisë Demokratike. Bastri Sofia dhe Reshat Kripa, pas datës 15 janar 1991, ngritën seksionin e PD-së në Ndërmarjen e Serave të Perimeve, ku ata punonin. Në shkollën “Avni Rustemi”, në Skelë, në janar, Agron Shehu, Valentina Velçani, Teuta Zilja, Duda Anagnosti formuan seksionin e Partisë Demokratike. Në shkollën “1 Maji” në skelë është dalluar Elidon Muka, i cili pati aktivitet veçanërisht gjatë ngjarjeve të vitit 1997, ndihmoi, përkrahu, strehoi dhe mbrojti simpatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të ndjekur nga bandat komuniste.

Në fermën e Llakatundit formuan seksionin e Partisë Demokratike Thoma Bollano, shok klase në shkollën e mesme i Sali Berishës, Gani Shehu, Lulëzim Petani, Reuf Muhameti, Meçan Meçani, Delo Meçani etj. Në fermën e Lubonjës u dallua mësuesi Kujtim Malaj, i cili punoi me përkushtim dhe ngriti seksjonin e parë atje, nga fundi muajt janar 1991, i ndihmuar nga Viron Rrapi familjet Shaska dhe Ndreu që ishin të internuar në atë fermë. 

Formimi i seksioneve të PD-së në fshatra.
Aleks Tahiri shkoi fshat më fshat, të Lumit të Vlorës dhe krijojë seksione të Partisë Demokratike. Ai u mbështet: Në Lepenicë nga Neshat Ngucit Reshat Jazaj, në Brataj nga Luftar Gurit, në Tërbaç nga Neki Skëndaj, në Vranisht nga Hamit Kongjoni, në Mesaplik nga Elham Meçe, në Ramicë nga Xhevit Zeneli, në Vajzë nga Namik Zeneli etj.

Komunistët nuk flinin gjumë. Aleksin e kanë pritur me të shara, e kanë goditur me gurë, madje kanë tentuar edhe ta vrasin në; Gjorm, Brataj, Tërbaç e Bolenë. 

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Vlorës 1990 – 2012, kanë qënë: Afrim Jupi, Ibrahim Vasiari, Bedri Shaska, Adhurim Musaraj, Argent Grabova, Ismet Mersini, Shpëtim Xhyheri , Agron Sharra, Adrian Kollozi.

* * *
Për më shumë lexuesi është i lutur të shfrytëzojë librin e autorit të këtij artikulli: “Fillimi i lëvizjes demokratikë në Vlorë…“, të cilën autori do ta ribotojë në fillim të vitit 2018, prandaj janë të lutur të gjith ata që i kanë jetuar ato vite ta quajnë detyrim të ndihmojnë me kujtime dhe me dokumente të seksioneve të PD-së. Materialet e tyre do të botohen në libër të plota. 


Sigal