Detajet/ Tritol makinës, si nisi konflikti mes biznesmenit dhe mikut të Emiljano Shullazit

624
Detaje të reja dalin në nga arrestimi i Klajdi Gjecit, i cili u arrestua dje ai autor i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në makinën e biznesmenit Ndue Ratja. Ngjarja në fjalë ndodhi në 30 nëntor të vitit të kaluar pranë kopshtit Botanik në kryeqytet.
Raportohet se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt mes Rajtës dhe të atit të Gjecit, i cili ka në pronësi disa magazina. Gjeci njihet si miku i Emiljano Shullazit dhe është arrestuar edhe më herët, më maj të 2015-ës për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga. Më herët Rajta ka punuar në këto magazina, ndërsa thuhet se konflikti mes tyre nisi kur nga bilanci mungonin mallra me vlera te mëdha parash. Për këtë u akuzua Rajta. Të njëjtat burime sqarojnë për ‘BalkanWeb’ se Klajdi Gjeci i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje, por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen.
Ndërkohë, Klajdi Gjeci nuk ka dhënë asnjë dëshmi para uniformave blu, duke mohuar kështu të jetë autor i vendosjes së eksplozivit në makinën e biznesmenit të inerteve.
Sigal