Detajet e Prokurorisë/ U shiti makinën kushurinjve, por ja ç’bëri disa muaj më vonë Saimir Tahiri me Artan Habilajn

545
Në shkresen qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorezuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahiri, nder te tjera behen me dije se nga pergjimi, hetimi dhe verifikimi qe eshte kryer, rezulton se ish-ministri Saimir Tahiri pasi u ka shitur makinen e tij kushurinjve Habilaj, eshte pare disa muaj me vone ne shoqerine e Artan Habilajt, subjekt i dyshuar, te udhetoje me te njejten makine.
Ja cfare shkruhet ne faqen 4 te kerkeses se Prokurorise:
“Subjekti në hetim Saimir Tahiri më datë 5.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj.
Më datë 16.8.2014, 30.8.2014, 29.8.2014, 8.8.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 5.11.2013.
Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj. (të dhënat e përfituara nga kqyrja e sistemit TIMS, për lëvizjet për dhe jashtë shtetit të personit në hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e kqyrjes)
Sigal